Rikthimi i sulmuesit francez Tieri Henri ka ndezur atmosferën te skuadra e Arsenalit ndërsa tifozët kanë nisur të shpresojnë për një kohë të artë, edhe pse futbollisti transalpin do jetë në huazim vetëm dy muaj.

Por për skuadrën e Milanit, ky është një rrezik i madh, duke patur parasysh eksperiencën e madhe të Henri’ në Ligën e Kampioneve, dhe dëshirën e tij për të lënë shenjë, sic bëri në sfidën e parë që luajti.

Në momentin që kuqezinjtë mësuan nga shorti, se do të luanin përballë Arsenalit në Champions, tratativa për të rikthyer në Londër, sulmuesin 34-vjecar, as që mund të mendohej. Por që prej asaj dite, transferimi mori përmasa reale, dhe Henri’ sigloi golin e parë, pas 10 minutash lojë.

Tifozët në stadiumin “Emirates” kanë rigjetur simbolin e tyre dhe mbështetjen e duhur për sulmin që deri tani mbahej vetëm nga Van Persi. Edhe trajneri Arsen Venger, në një paralajmërim indirekt për Milanin, zyrtarizoi edhe përfshirjen e Henri në Champions League.

“Sigurisht që Henri’ do të jetë në fushë në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi Manone është huazuar te Hull Siti, dhe tashmë ne kemi vend përTieri’. Ai e mban mend mirë sesi luhet në Milano, ku ka shënuar 3 gola ndaj Interit. Unë nuk mund ta imagjinoja se do të integrohej kaq shpejt”, tha Venger.

Milan do të presë Arsenalin në 15 Shkurt në “San Siro” ndërsa në 6 Mars në stadiumin “Emirates” do të mësohet dhe skuadra e kualifikuar.

SHPËRNDAJE