Gazeta serbe me emrin M-Magazin në reportazhit te vet për ndërtuesin shqiptar të helikpterit me duart e veta  shkruan se „Gazeta Star transmeton një shkrim të agjencisë informative „Presheva Jonë“, sipas të cilit Qani Lutifiu e ka ndërtuar këtë helikopter me duart e veta, duke realizuar kështu ëndrrën e tij, e cila e bën atë njeriun e parë në Ballkan që ndërton këtë mjet fluturues i vetëm…“

 

Në vazhdim shkruan  M-Magazin se   „Ndonjëherë nuk duhet një kompani e tërë, por vetëm një person punëtor, me durim dhe vullnet të fortë për të realizuar diçka që duket e pamundur, si ndërtimin e një helikopteri.Nuk po flasim për Italinë, as për Pakistanin, Amerikën apo Rusinë, por për zotin  Qani Lutfiu, nga një qytezë e vogël në lindje të Kosovës, Presheva…“

Lidhur me idenë, ka shtuar më pastaj gazeta serbe M-Magazin se në „punën dhe strukturën teknike të helikopterin “Made in Presheva” autori i këtij projket madhështor në ballkan Qani Lutfiu ka shpjeguar se helikopteri për momentin është i ndërtuar vetëm për një individ, pra pilotin. Megjithëse mundësit i ka që të mbajë pesha edhe më të rënda se sa një person të vetëm. Do shtuar se ky i ri plot vullnet dhe punëtor nuk është mekanik në zanat, por falë vullnetit dhe pasionit të madh ai po e çon drejt fundit projektin e tij, ndërtimin helikopterit të parë në Ballkan….“

 

Helikopteri është gati për fluturim, vetëm pritet licensa nga Organizata Ndërkombëtare e Inovacionit në Gjenevë, përfundon reportazhin M-Magazin për dërtuesin shiptare të helikopterit të pare“privat në ballkan. (ja edhe linku: http://m-magazine.org/sr/Zabava/Pre-154evljanin-konstruisao-helikopter-3065 )

SHPËRNDAJE