Trajneri i Bajernit të Munihut, Jup Hejnkes nuk ka mundur të fshehë gëzimin për kualifikimin e skuadrës së tij në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ai ka thënë se skuadra e tij e ka kontroluar situatën në fushë në pjesën më të madhe të sfidës kundër madrilenëve, derisa këtë fitore e quan të veçantë. “Kjo ishte një natë magjike. Kishim probleme të mëdha në 15 minutat e parë, por më pas e morëm situatën nën kontroll dhe dominuam në fushë. Ishim sensacional. Kjo është një fitore speciale e Bajernit”, ka theksuar Hejnkes.

SHPËRNDAJE