largea_00_12_140715394613785607861407156089Lutfi Haziri në një takim që pati me Ibrahim Makollin tha se komuna ka bërë të gjitha përgatitjet për pritjen vëllazërore të mërgimtarëve të cilët janë vlerë dhe pasuri e madhe pasiqë ata po mbajnë familjet dhe po e zhvillojnë ekonominë. Ibrahim Makolli tha se mbi 1 milion shqiptarë ndodhen në diasporë dhe kjo shifër tregon dhe dëshmon se ne po kujdesemi dhe do të kujdesemi vazhdimisht që ata të ndihen rehat në vendlindjet e tyre.
Lutfi Haziri ka pritur të hënën ministrin e diasporës Ibrahim Makollin. Haziri i shoqëruar edhe nga Rexhep Kadriu, Bajrush Ymeri e Hasan Rashiti tha se komuna e Gjilanit po bënë përpjekje të vazhdueshme që të ndihmojë diasporën dhe të kujdeset që ata pushimet e tyre t`i kapërcejnë sa më mirë, raporton rajonipress.

Haziri tha se rreth 32% e popullatës së Gjilanit llogaritet se ndodhet në diasporë dhe ne jemi krenar për këtë fuqi sepse përmes tyre siç është rasti me Xherdan Shaqirin, Gjilani, Anamorava e Kosova po e promovon vetën në mënyrën më të mirë të mundshme.”Mërgimtarët po i presim dhe po u rrimë gati edhe me dokumente sepse ata janë mirëmbajtës të familjeve të tyre në Kosovë dhe zhvillues të ekonomisë” tha Haziri.

Kurse Ibrahim Makolli tha se Anamorava ka numrin më të madh të mërgimtarëve.”Komunat po bëjnë gjithçka që është e mundur që mërgimtarët të ndihen mirë në vendlindjet e tyre. Përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore mërgata po argëtohet dhe po kanë mundësi që gjeneratat e reja të njohin kulturën e traditën e tyre”.

Makolli tha se mërgata është shndërruar në ndërtues të madh të imazhit të Kosovës dhe realisht llogaritet se mbi 1 milion shqiptarë ndodhen në diasporë. Kjo shifër na obligon për kujdesin institucional që duhet të kemi ndaj mërgatës” tha Makolli.

SHPËRNDAJE