Pas premtimeve për një abetare dhe tekste në gjuhën shqipe, qeveria kalon në veprimet e para. Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar dje një takim me disa botues shqiptarë, të cilët kanë dhuruar tekste dhe libra artistikë për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, raporton agjencia informative « Presheva Jonë » duke ju referuar  burimeve nga  Ministrisë së Jashtme shqiptare.

 

Tiranë, 8 janar/AIK-Presheva Jonë

 

Numri dy i qeverisë ka falënderuar botuesit që u bënë pjesë e këtij kontributi, duke vlerësuar lart rolin e kulturës dhe përçimit të saj në kultivimin e identitetit kombëtar. “Kështu fillojmë ose realizojmë një kontribut shumë të madh ndaj nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Pas premtimeve për një abetare dhe tekste në gjuhën shqipe, qeveria kalon në veprimet e para. Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar dje një takim me disa botues shqiptarë, të cilët kanë dhuruar tekste dhe libra artistikë për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, raporton agjencia informative « Presheva Jonë » duke ju referuar  burimeve nga  Ministrisë së Jashtme shqiptare.

 

 

 

“Përfaqësuesit e shtëpive botuese ofruan një kontingjent prej dhjetëra titujsh, si: libra shkollorë, abetare, gjuha shqipe etj.; libra artistikë të shkrimtarëve të njohur si Kadare etj.; libra historikë si dhe një numër të konsiderueshëm librash për fëmijë, të cilët do të dërgohen në Luginën e Preshevës”, njofton me këtë rast zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme.

 

E vlerësoj jashtëzakonisht këtë dhuratë zemërgjerë nga ana juaj për këta nxënës, pasi kërkesat janë të vazhdueshme  dhe kontributi me cilësinë e librave nga aq sa pashë me një shikim të shpejtë është vërtet shumë domethënës dhe i vlefshëm”, është shprehur ai. Po në këtë kuadër veprimtarish me sfond nacionalist, Ministria e Jashtme ka bërë të ditur se në disa ambasada shqiptare jashtë vendit kanë nisur përgatitjet për festimet e 100-vjetorit të shtetit.

 

Me këtërast, në Itali, në Katar, Bosnjë- Hercegovinë, Danimarkë dhe në Zvicër, selitë diplomatike kanë organizuar ceremoni dhe aktivitete të ndryshme me rastin e 100-vjetorit, duke hapur që në fillim të vitit stinën e pavarësisë që kulmon më datën 28 Nëntor 2012.

SHPËRNDAJE