Uashingtoni i dërgoi një tjetër mesazh të qartë opozitës që t’i largohet rrugës së protestave dhe të angazhohet për të patur një proces normal zgjedhor në 8 maj kur shqiptarët do zgjedhin qeverisjen e re lokale.

Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit, Tom Kantrimen, mbërriti në Tiranë për të dytën herë brenda pak ditësh ku takoi fillimisht zëvendës-kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto nga ku përcolli qëndrimin e qarte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se zgjedhjet e 8 majit duhet të zhvillohen në mënyrë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre me anë të votës.

Ndërkohë, kësaj kërkese të vazhdueshme të Uashingtonit, opozita i është përgjigjur duke mos dërguar në KQZ, emrat për komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve.

“Ndërsa një tjetër mesazh i qartë, – tha Haxhinasto, – ishte ai drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të sulmit të dhunshëm të 21 janarit dhe organizatorëve të tij.

Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit, Tom Kantrimen erdhi në Tiranë vetëm pak orë para mbërritjes së shefit të Xhejms Shtajnberg i cili do të takojë gjatë ditës së premte drejtuesit kryesorë të vendit si angazhim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zgjidhur situatën politike në Shqipëri.

SHPËRNDAJE