Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi shpalli fitoren e PDK-së, pak çaste më parë, duke përkujtuar rezultatet e arritura nën qeverisjen e tij. Ndërkohë, që pak më parë Isa Mustafa ftoi simpatizantët e LDK-së që të presin rezultatet e KQZ-së, dhe nuk ka nevojë të bëhet asnjë manifestim nga LDK-ja.

Kushtrim MALIQI
Prishrtine, 12 dhjetor (AIK Presheva Jone)
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi shpalli fitoren e PDK-së, pak çaste më parë, duke përkujtuar rezultatet e arritura nën qeverisjen e tij. Ai tha se kjo është fitore e Kosovës, fitore e Demokracisë. Po vjen dita e fuqizimit të punës. Ai falënderoi qytetarët. “Ju na keni dhënë përgjegjësi të reja, e që nuk janë të lehta. Për këtë ju falënderoj”, tha ai. Ai bëri thirrje që të vazhdojmë të bashkuar dhe të jemi krenar për ndërtimin e ardhmërisë së vendit. Ai vazhdimisht bënte thirrje për demokratët e Kosovës. “PDK ka shënuar fitore të thellë dhe bindëse: Në Prizren, Mitrovicë, në Gjilan, në Ferizaj, në Viti, Malishevë, Suharekë, Kamenicë, Lipjan, Kaçanikë, Skenderaj, Dragash, Klinë,…”, tha Thaçi duke vazhduar të falënderojë.
Ndërkohë, që pak më parë Isa Mustafa ftoi simpatizantët e LDK-së që të presin rezultatet e KQZ-së, dhe nuk ka nevojë të bëhet asnjë manifestim nga ithtarët tanë në kryeqytet. Ai theksoi se rezultatet valide janë ato që i shpall KQZ-ja dhe se ato do të pranohen dhe të respektohen. Mustafa nuk pranuar t’i bëhen pyetje.
Ndersa, Isa Mustafa ftoi simpatizantët e LDK-së që të presin rezultatet e KQZ-së, dhe nuk ka nevojë të bëhet asnjë manifestim nga ithtarët tanë në kryeqytet,. “Ftesa jonë është që ta mbajmë qetësinë, të kryejmë punën tonë dhe pastaj të bëjmë atë që duhet”, tha Mustafa, i cili theksoi se rezultatet valide janë ato që i shpall KQZ-ja dhe se ato do të pranohen dhe të respektohen. Mustafa nuk pranuar t’i bëhen pyetje.
Konferencën e hapi Arben Gashi, i cili tha se situata ka filluar të tensionohet, pasi kanë filluar të dalin grupimet e të dyja partive, LDK e PDK. Gashi nuk ka përmendur më kurrfarë rezultati. / BS&PJ
SHPËRNDAJE