Duket se kryeministri Hashim Thaçi është bërë i qartë më në fund. Ai nuk e synon, për momentin, postin e Presidentit të vendit. Në një tjetër intervistë të gjatë, këtë herë në RTK, Thaçi ka thënë se do ta respektoj mandatin e tij.

“Unë kam kontratë me qytetarët që më kanë dhënë besimin në zgjedhje, dhe këtë kontratë si kryeministër i vendit e respektoj plotësisht”, ka thënë Thaçi, duke mbyllur mundësinë e kandidimit nëse zgjedhja e presidentit mbahet vitin e ardhshëm. Ai sërish ka kritikuar zyrtarët e Vetëvendosjes për rrëzimin e kamionit me mallra serbe, dhe ka pohur se deputetë veç e veç të kësaj partie e kanë thirrur dhe i kanë dhënë përkrahje për planin për veriun.

Thaçi ka konfirmuar takimet me Tadiqin, por ka pohuar se kanë qenë të tjerë që janë ulur më afër tij, në kohën sa PDK-ja ka qenë në opozitë. “Mos të kujtojmë tash edhe takimet e dikujt me Millosheviqin”, ka thënë Thaçi në një referencë të qartë për ish-presidentin Rugova.

SHPËRNDAJE