Një avion u detyrua të kryente një ulje urgjente pasi një çift britanik nisi të zihej me zë të lartë në lidhje me një sasi droge, gjatë së mërkurës.

Metthew Evans, 24 vjeç, ishte duke udhëtuar me të dashurën e tij një vit më të vogël në Mombasa, Kenia, në bordin e një avioni të “Thompson Airlines”.

E irrituar nga biseda, e dashura i tha një udhëtari se partneri i saj ishte duke transportuar me vete drogë dhe pasi informacioni iu lajmërua kapitenit, ai vendosi të bënte një ulje urgjente në Maltë.

Pas kontrollit të policisë, në trupin e Evans u gjetën të maskuar 18 gram hashash dhe ai pranoi akuzën e transportit të lëndëve narkotike për përdorim vetjak.

Britaniku kurajoz, mori përsipër rrezikun dhe arriti t’i shpëtonte kontrolleve të policisë në aeroport, por jo një të dashure të irrituar, që u hakmor duke i treguar të gjithëve planin e tij sekret.

SHPËRNDAJE