Kryetari aktual i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta, apo Presidenti që sot pritet të bëj  betimin solemn thekson ende pa e pranuar zyrtarisht postin e Presidentit citojm ,,Që do t’i pajisim të gjithë shqiptarët me shtetësi të Shqipërisë’’.Kurse, i nominuari për Kryeministër të Republikës së Kosovës nga subjekti politik PAN,z.Ramush Haradinaj,  më 22 maj 2017 në Gjilan gjatë fushatës për zgjedhje Parlamentare të 11 qershori 2017 thekson, citojm ,,Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës duhet t’ua japim nënshtetësinë e Kosovës”.

Tani cili shtetë do t’na pajis me pasaporta përpara.

Sa është menduar kjo, cila është platform, strategjia dhe interesi kombëtar i kësaj pune. Kjo i bie që ne shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës një nënshtetësi na takon të gjithë ato që jemi të lindur dhe kemi pasuri në Serbi, kurse kjo që edhe Prishtina e Tirana t’na pajisin me nënshtetësi dhe do ti kemi tri nënshtetësi!?. Kështu do të dalim me propozime jo të matura. Por vazhdimsht kemi kërkur që na duhet një qëndrim i përbashkët.Prandaj, Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për të gjitha çështjet e shqiptarëv që jetojn në hapsirat tona etnike apo jashta tyre na duhet një qëndrim. Në kohën kur Serbia shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës jan duke na fshirë  adresat e vendbanimeve  dhe shlyerja nga rexhistrat amë, kjo do të duhej të jetë interesim i Prishtinës dhe Tiranës zyrtare  se sa të dekalorojn për nënshtetësi.Mos të harrojm që qytetarët nga kjo krahinë  një pjesë jo e vogël kan mbetur sikur të jen banorë të askujt, pasi nuk jan të pajisur me dukumenta  të asnjë shteti

SHPËRNDAJE