Interviste ekskluzive me Edith Harxhin, zv.Ministershe e Puneve te Jashtme te Republiks se Shqiperise per AIK “Presheva Jone”

 
 « Dënimet e fundit ndaj të rinjve shqiptarë në Preshevë me 101 vjet heqje lire, janë të papranushme për qeverinë tonë dhe ne nga Tirana kërojmë nga Beogradi të heq dorë nga kjo politike e dhunës dhe e diskriminimit, sepse në rend të parë nuk i konvenon paqes dhe stabilitetit të Serbisë… » ka deklaruar në intervistën ekskluzive për  Agjenicne Informative kombetare “Presheva Jone” zv.ministresha e Punve të Jashtme të Repubilkës së Shqipërisë znj.Edith Harxhi.

Gjenevë, 9 mars/ AIK Presheva Jone

 
Sikur të ishin unik lidershipi i Luginës së Preshevës sigurisht sa denimet me burg prej 101 vjetësh nuk do të ndodhnin…Sikur të kishte sot Presheva univesitet studentët e atjeshëm sigurisht nuk do të kishin as probleme me njohje të diplomave e as rajoni nuk do të boshatisje nga të rinjë shqiptarë, dikush në Kosovë e dikush në Shqipëri apo tjerët në perendim…thotë në flllim të bisedës per aghjencine tone diplomatja shqiptare znj.Harxhi.
 
Harxhi: Paraqitja e minsitrit serb ne Gjeneve nuk ishte fjalim por propaganim dhe spekulativ
Presheva Jone: Znj.zv.ministreshë, në Gjenevë ju drejtuat amabsadorëve dhe diploamtëve ndërkombëtarë në OKB pjesëmarëse të sesionit të këshilit të të Drjetave Njeriut..Ku pas flalimit të minsitrit serbë Jeremiq ju replikuar me të. Cfarë ishte përgjigja e juaj ?

Edith HARXHI: T ju them te drejten përkundër fjalimeve tjera serioze dhe te sinqerta, fjalimi i serbit Jeremiq jo qe ishte nje fjalim i nivelit për cka ishite mbledhur Keshilli i OKB-së por ai u përqndruar në propagandë, madje duke dezinformuar të prainshmit rreth Kosovës, duke inlovura edhe Shqipërinë në « trafikun e organeve » siq thirret raporti i Dick Marty. Unë më pastaj në vend përgjigigjesh në sallë para të pranishmëve theksova se para se të akuzohet dikush pa fakte, apo nëse dikush kërkon pajtim rajonal, ne ekte rast  Jeremiq fillimisht duhet te pranoje fajin e pastaj të kërkoj falje publike për krime, gjenocid e spastrime etnike që ishin bërë në Kosovë nga serbët, siç kishte kërkuar falje presidenti serb Tadiq në Srebrencë.. Shqipëria sot është një vend demokratik dhe transparent i hapur dhe i gatshëm të bashkëpunojë me gjitha vendet fqinje në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon, sikur që është e gatshme të bashkëpunoj edhe me ndërkombëtarët për integrime dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve në luftën e fundit në Ballkan. Madje ne jemi ata qe kemi qenë pro rezolutës së KE në Strasbrug , duke i hapur udhën mundësive për hetuesit ndërkombëtarë ndaj raportit të Dick Martyt dhe akuzave serbe, se në Kosovë UÇK apo liderët e saj qenkan marrë me “trafik organesh ” duke implikuar këtu edhe vendin tonë. Pra, qeveria shqiptare dhe institucionet tona ju shpjegova në Gjenevë, se janë të gatshme të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët për ti kontribuar hetimeve për gjitha llojet e krimeve, megjthëse, para këtyre kërkesava të palës serbe dhe Dick Marty, TPI bashkë me EULEX dhe organizatat tjera ndërkombëtare në rajon kanë zhvilluar hetuesi, të cilat pas një decenie të plotë aktivitetesh dhe hetuesish deri tash nuk kanë pasur fakte për të dëshmuar atë se çfarë është thënë në raportin e Dick Marty apo akuzave serbe.

Presheva Jonë : Mendoni se kjo afera e Dick Marty edhe pse nuk do te panegoje pavaresimin e Kosoves, por ndoshta mund te ngadalesoje avancimet e proceseve, integrimeve. Tash Kosova me president dhe qeveri të kompletuar, mendoni se duhet t’i japin prioritet permisimit të imazhit, mesazh ky gati i cdo diplomati botëror, sa her që vizitojnë Prishtinën ?

Edit HARXHI: Po, me plot arësye jane keto keshilla të nderkombetarëve, ne faktt e miqve tane adresuar autoriteteve të Prishtinës. Zgjedhjet e 12 dhjetorit kaluan, ishin korrekte legjitime ku edhe edhe doli qeveria dhe presidenti legjitim i zgjedhur nga vullneti dhe vota e popullit te cilet po hasin në përkrahje të gjerë jo vetëm nga qeveria jonë, por edhe nga Uashingtoni e Brukselli si dhe nderkombëtare tjerë. Tash qeveria, drejtuesit e rinj të shtetit të Kosovës i presin një sër sfidash duke nisur me fillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, pastaj për zbutjen e papunësisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit, natyrisht paralel duke filluar edhe me lobimin në favor të njohjeve të reja të shtetit të Kosovës nga to vende të cilat deri më tani kanë hezituar ta bëjnë këtë.

 
Presheva Jonë : Meqë përmendët dilaogun i cili veq ka filluar në Bruksell rundi i parë, mendoni se edhe cështja shqiptare e Luginës së Preshevës duhet përfshihet në këtë proces, nëse pakica serbe do të jetë pjesëmarrëse ? Sepse kohëve të fundit mediat janë dëshmitare po vërehet një diskriminim i popullatës sbhqiptare në Serbi, duke filluar nga dënimi me 101 vjet burg e deri tek bastisjet dhe provokimet tjera te poilcisë serbe në rajon ?

 
Liderët e Luginës së Preshevës duhet të meren më shumë me vetveten dhe interesat e popullatës shqiptare 
 
Edit HARXHI: Problemi i shqiptarëve etnik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë gjendet në Beograd dhe Preshevë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të negocioj dhe ushtroj presion në regjimin e Beogradit duke kërkuar nga ta të heq dorë nga politika diskrminuese. Cështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës hyri apo s hyri në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, domosdo do zgjidhje për evitim e destabiliteti të rajonit. Brukselli i ka bërë të qartë Beogradit se nuk ka anëtarësim me popuj të shtypur apo të diskriminuar, në këtë rast me shqiptarët e Serbisë. Por, liderët e Luginës së Preshevës duhet pasur parasysh një fakt se punët e tyre sigurisht as Brukselli e as Beogradi nuk i bënë. Prandja mesazhi im për liderët e Luginës së Preshevës do të ishte që ata të meren më shumë me veteveten dhe t’i lënë anash grindjet e përqarjet si dhe interesat perosnale, por të përqëndrohen në avancimin e të drejtave të shqiptareve aty ku ata jetojnë dhe veprojnë, të hapin vende të reja të punës, të insistojnë dhe kërkojnë hapjen e shkollave dhe universiteteve. Prandaj, cdo veprim ta bejnë në të mirë të popullit, vendit dhe jo për marketing. Unë me keqardhke kam dëgjuar lajmin, për familjet e të rinjev të dënuar me mbi 101 ditë burg. Dhe këto denime drakonike janë të papranueshme për qeverinë tonë dhe ne nga Tirana kërojmë nga Beogradin të heq dorë nga kjo politike e dhunës dhe diskriminimit, sepse në rend të parë nuk i konvenon paqes dhe stabilitetit të Serbisë. Sikur të ishin unik lidershipi i Luginës së Preshevës sigurisht as denime me burg prej 101 vjetësh nuik do të ndodhte…Sikur të kishte sot Presheva univresitet studentët e atjeshën sigurisht nuk do të kishin probleme me njohje të diplomave e as rajoni nuk
do të boshatisje nga të rinjë shqiptarë, dikush në Kosovë e dikush në Shqipëri apo tjerët në perendim… Këto kushte minimale sikur të ishin në Luginëne Preshevës, do të shërbenin si masa prevetnive të mos largimit të të rinjve nga vendlidja, që në fakt do të parandaslohej edhe spastrimi etnik i Beogradit ndaj këtyre viseve të banuara me shqiptarë etnikë. Prandaj përfshirja apo mospërfshirja e shqiptareve të Luginës se Preshves në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit nuk është dicka tragjike,kur dihet se nesër edhe Presheva, bashke me Serbinë dhe Kosovën do të jenë pjesë e afmilje së amdhe evropiane. Fundja edhe Prishtina zyrtare besoj se ne ketë negociata të filluaar në Bruksell nuk do ta anshklaojnë cështjen shqiptare të Luginës së Preshevës edhe pse dilaogu në fjalë ka të bëjë kryesisht me probleme teknike. Por, po qe nevoja të interveniohet për shqiptaret e Preshvës, padyshim dhe jam më se sigurt se ketë do ta bëjë edhe delegacioni nga Prishtina i kryesur nga zonja Edita Tahiri edhe ne mos prezencen e perfaqesuesve te Lugines se Presheves. Shpesh neve na ndodhe ne samitet apo kongreset nderkobmeatre, kur Tirana flet per Kosoven siq ishte rasti ne Gjeneve dhe nje gje te tille jam e dindur se edhe Prishtina do te beje edhe per Luginen e Presheves

 
Presheva Jonë : Znj.Harxhi, është interesant, kurka Kosova telashe në të jetjën kohë plasin kriza apo telashet, portesta në Shqipëri.Për cka flet kjo ?

 
EDITH HARXHI: EDITH HARXHI: Pas 20 vitesh të rinies së regjimit komunist, vendi është në rrugë të mbarë të një vendi demokratik, natyrisht me respektimin e të drejtave të njeriut në vendin tonë. Çka edhe Kushtetuta e vendit tonë nisë me këtë fjali për liri dhe respekt mbi të drejtat fundamentale të njeriut në shoqërinë tonë dhe shprehja e lirë e mediave. Po ashtu përparësi i ka kushtuar edhe respektit të femrave, përfshirjes së tyre sa më shumë në administratë dhe vendet kyçe në qeverinë shqiptare. Pastajh keto vitet e fundit mjaft është bërë në vendin tonë sidomos në aspektin e integrimeve, tashmë jemi bërë edhe partnere, anëtare e NATO-s, liberalizimi i vizave po ashtu eshtë bërë dhe jemi të gatshëm të jemi anetare e BE-së dhe si duket gjithja keto suksese dikujt po i pengojne jo veten vendeve sllave por fatkeqëssiht edhe brenda vendit tonë. Po, pajotohem me juve se pas cdo krize në kosocvë shpërthen siotuata rtek ne, siq ishte raasti i protestave serike të opozitës në vendin tonë. Pamvarëssiht se cfarë fshihen pas ketyre demonstaratave në Tiranë është një gjë e qartë se keto tundje në Shqipëri padyshim nuk janë të rastëishme dhe sguirisht reflektohen negativisht edhe në Kosovë, ku dikush po përpiqet që të c’orjetojë apo të largojnë përqëndrimin nga Kosova dhe t’i transferojnë në Tiranë për shkaqe që vetëm Edi Rama me ekipin e tij mund t’i dine.

SHPËRNDAJE