Kryeministrit i ardhshme i Republikës së Kosovës, lideri aktual i AAK-së Ramush Haradianj sot ner Gjilan ka deklaruar se “shqiptarë e Lugines së Preshevës  e mertojne te kene pasaportat e Kosovës”, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

z.Haradinaj me këtë rast tha se shteti i Kosovës është rezultat edhe i preshevarëve te cilet dhan jeten, derdhenb gjak pë rkete shtet, pranbdja edhe e mertojnë te jene shtetas te Kosovës.

“Nuk ka logjikë që shteti ynë i Kosovës sot mos me i kuptuar drejt popillin e Lujgines se Preshevës, kete pjese te Kosovës te cilen nuk e quaj e rtastesisht Kosove Lindore.  Nuk mundesh me i lanë në vendin e vet, duke ua refuzuar shtetësinë e Kosovës., Shqiptarëve te Lugines së Preshevëss  duhet dhuruar pasaporta e Kosovës”, ka thëne Haradinaj sot ne Gjlina për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”

 

Haradinaj: Nese Serbia, nesë ka ndermend të jetë anetare e BE-së,  Beogradi duhet te heq dore nga politikat diskriminuese, sepse rruga e saj për në Bruksel kalon përmes Preshevës!   

Haradinaj fillimisht duke folur edhe për situatën në Luginën e Preshevës ka thënë se situata atje është mjaft e rënduar dhe e padurueshme, cka komuniteti nderkombëtar nuk duhet të lejuar të luaj Serbia me nje popull te tere ne Medvegje, Bujanoc dhe Preshevë sikur dje me Kosovën.

Haradinaj shtoi se ai ka thënë se duhet me ua dhanë shtetësinë e Kosovës, se dyshtetësia sot ekziston, e me këtë dyshtetësi mbesin në vatrat e veta, por edhe në Kosovë jetojnë si i ka hije, me dinjitet.

“Një ditë, një Kosovë tjetër, kjo punë është një minutë, një vendim. S’kemi me lejuar me u sjellë jodrejt ndaj jush. Ketë e keni vendim të marrur. Kur vjen dita, do të ndodh”, tha Hardinaj.

Ish-kryeministri dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj ne bisede me gazetarin e agjencise së lajmeve “Presheva Jonë”  kla phuar “Nëse do te jemi ne krye te qeverise,  pa dyshim se do ta vizitoj edhe Preshevën!..”

Ish-kryeministri dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj nuk ka harruar shqiptaret jasht shtetit ame te Kosovës. Haradinaj në një intervistë për “Presheva Jonë” ka folur pos situatës ne Kosovë edhe ate në Kosovën Lindore, sipas te cilit “cdo pellembë te atyre viseve shqiptare i njoh besa edhe i kam ecur në cizme”

 

Haradinaj: Shqiptaret e Preshevës e meritojne një status më të favorshëm se serbet e Kosovës!

“Nëse ka mbet dikush që e vuan direkt mesjetën e Ballkanit, janë shqiptarët në Preshevë, urrejtja taman e tipit mesjetarë që ka buru prej Beogradit vazhdon me u shfry mbi shqiptarët e Preshevës. Nese Serbia ka ndermend te jete anetare e BE-së,  Beogradi duhet te heq dore nga politikat disktminuese, sepse rruga e saj për ne Bruksel kalon përmes Preshevës. Vec kesaj ky diskrminim sitematikduhet të vret në ndërgjegjën e gjithë shqiptarëve kudo që janë, por edhe të gjithë tjerëve si Brukselit e Vashingtonit. Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë një shtypje e diskriminim i vazhdushëm i shqiptarëve atje që bëhet në mënyrë diskriminuese, cka më brengos më shumë është mungesa e një plani serioz nga Prishtina e Tirana për Luginën. Mos të harrojmë një fakt se shqiptarët në Preshevë janë autokton, janë në trojet e veta, në të drejtën e vetë dhe është e pakuptim një qasje kaq e pakuptimt e shqiptarëve. Shqiptaret e Krahinës së Preshevës e meritojne të kenë një status me te favorshëm se sa serbet ne Kosovë, meqe janë autokton dhe me të diskriminuar!. Prandaj, Prishtina zyrtare duhet me pas një projekt e ekipë serioze e cila i qaset shqiptarëve, bashkombasve tanë në Preshevë, këtë duhet ta bëjë edhe Tirana gjithashtu…” ka thëne z.Haradinaj.

SHPËRNDAJE