Preshevë, 8 gusht   -Derisa lideret shqiptare nga Presheva, por edhe ata nga Prishtin a e Tirane kerkojne qe shqiptaret e Lugines te gezojne te drejtat e tyre kombetare sikur serbet e Kosovës, disa politika ne Beograds duket se nuk e kane kuptuar ose po behen se nuk e kane kuptuar realitetin e pakices serbe ne Kosovë duke deklaruar se “zgjidhja është që serbët në Kosovë, jetojnë si shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë..”. Keshtu pasak thënë sot udhëheqësi i partisë së re Zoran Zhivkoviç per mediat serbe, transmetion agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” (Živković: Rešenje je da Srbi na Kosovu žive onako kako žive Albanci u Preševu, Bujanovcu, Medevdju..)

Nese vertete ky politikan serbe keshtu uron serbet e Kosovës, atëhre vaj halli per keta serbë?!. Kjo don te thote se tash e tutje serbeve ne Kosovë duhet t’ju ndalohet flamuri, librat serbisht, te diskriminohen, te jene te papunë, te pa integruar ne sistemin shteteror, t’mos kenë ministra e perfaqësues te tyre ne qeverine e Kosovës, te rrenohen lapidaret e heronjeve serbe, te vetojne cdo dite tanke e aeroplan luftarak mbi koka dhe para syve te tyre… Pra te gjitha keto te fundit i perjetojne sot shqiptaret e Lugines se Preshevës ne Serbi. Don te thote kjo sipas deklarave te  politikanit nga Beogradi, ai këto ia deeshiron pakices serbe në Kosovë?! qe nuk qenka urim, por nemë e keqe?!, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

 

Politikani nga Beogradi, Zhivkovic i nemë keq serbët e Kosovës. Kërkon që të jetojnë si shqiptarët e Preshevës?!

Nuk merret vesh, se politikani serb Zoran Zhivkoviç i don apo i uuren serbet e Kosovës i cili i nemi ata në Kosovë, duke kërkat që ata të jetojnë si shqiptarët në Luginën e Preshevës?!

Me kete deklartate kuturu te ketij lideri serbe Zora

n Zhivkoviç duket se ai i ka uruar keq minoritetin serb në Kosovë, ka shkruar sot agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke shtuar se qyetaret ne Luginen e Presheves jane popullata me e varfur dhe me  diskriminuar ne Evropë. Sikur t mos ishte kështu,  Serbia kahere do te ishte anetare e BE-së.

Madje edhe sipas disa nderkombëtareve shqiptaret ne Lugines së  Presheves jane te diskrimnuar, kurse serbet e Kosoves jane te privilegjuar. Sikur t’mos ishte keshtu sigurisht as lideret nga Presheva dhe ata nga qeveria  e Kosovës nuk do te kerkonin qe shqiptaret e Lugines konfrom rtecprocitetit, te poseodjne te rjteta identike, te njejtin status sikur serbet e Kosovës.

Madje kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka dekalruar se “Jo këmbim të territoreve, por Serbia te merr mesim nga Kosova se si rrespektohen minoritetet!. Prandaj, Beogradi te heq dore nga diskriminimi i shqiptareve ne Presheve nese deshiron t’mos i zgjatet rruga e anetaresimit ne BE.”

“Debati per kembin e territoteve, mund te sjelle  tragjedi ne ballkan, per cka  nuk kem nevoje te kthemi mbrapa, sepse u pa qarte se kush humbi e kush fioti. Prandaj, ky debat eshte i rrezikshem, cka prodhon urretje,  destabilitet dhe luftra te reja ne ballkan, sepse nuk ka shtet qe s’ka minoritete, ku vet Serbia eshte e mbushur plot e perplot me ta nga Medvegja dhe ri ne Subotice. Nese del ky propozim nga Serbia, vete Serbia do te ishte me humbese ne këte drejtim. Prandaj ky debat behet nga disa qarqe per cqellime te caktuara, per te acaruar situatan ne rajon. Ata qe jane te interesuar vertete per stabilitet duhet perqëndruar qe t ju jepen te drejtat me shume atyre qe jane te diskrimunuar, me kete rast shqiptareve etnik ne Luginen e Preshevës, sikur ne qe ju japin te drejt maksimale pakices serbe ne Kaosovë. Andaj Serbia duhet te marr mesim nga Kosova se si rrespektohen minoritet. Ne kurrënjehere nuk kemi ushtruar dhune apo t’ju ndalojme librat pakices serbe dhe asnjeherenuk kemi kercnaur apo frikesuar me aeroplane apo helikoptere pakicen serbe ne veri te Kosovës” ka dekalruar Haradinaj për agjencinin e lajmeve “Presheva Jonë”.

Sipas Hardinajt “Ceshtja e Lugines se Preshevës, tashme nuk eshte nje ceshtje e izoluar, vetem e Beogradit, por edhe nje ceshtje e mbare shqiptareve, madje edhe e nderkombëtare ..”

SHPËRNDAJE