Hamilton: Dua 3 tituj kampion

 

Lewis Hamilton kërkon të futet në listën e pilotëve më të mëdhenj në historinë e motorsportit.

“Më pëlqen Sebastian Loeb, Valentino Rossi, Michael Schumacher… pilotët legjendarë. Do më pëlqente të bëja pjesë në një listë si kjo. Nuk po them që dua të fitoj 8 tituj kampion në Formula 1 për të kaluar Michael, do mjaftonin 3, si Ayrton Senna”, u shpreh britaniku i McLaren në konferencën e shtypit në Melburn.

McLaren nuk është shfaqur kompetitive në testet e zhvilluara para fillimit të këtij sezoni, por Hamilton është optimist: “Nuk e dimë ende se sa të shpejtë do të jemi, por kemi punuar shumë për të përmirësuar makinën dhe nuk jemi shumë larg nga konkurrentët. Gjithsesi, në çdo sezon kam fituar të paktën një garë dhe kjo tregon se gjithmonë arrijmë të përmirësohemi.”

“Mbase në Australi jo, por me siguri që në vazhdim të sezonit do të luftojmë për fitoren”, përfundoi Hamilton.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni