« Ok, jemi dakord për një transparencë mbi cështjen fiannaciare të Këshilli Nacional  Shqiptar, por një transpernecë të tillë duhet praktikuar edhe nga pushteti lokal…” thotë deputeti Riza  Halimi në pjesën e dytë të inervistës për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

HALIMI : Nëse, ky Jovanovici i PDL-së apo PDSH-ja bënë më shumë se sa PVD-ja për shqiptarët në Luginë, ja karriga i qoftë falë….thotë deputeti Riza  Halimi në pjesën e dytë të inervistës për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

Preshevë 18 dhjetor/AIK-Presheva Jonë

Ndërsa ndër sukseset  e këtij viti Riza Halimi ka vecuar vëtem katra : Hapjen e Fakultetit Ekonomk në Bujanoc, pastaj marrëveshjen mbi  njohjen e diplomave te studentëve tanë nga Beogradi dhe Prishtina me pëlqimin e Brukselit si dhe marrëveshja nderkufitare e arritur mes Serbisë dhe Kosovës..ku për gjitha këto të arritura edhe qytetarët e Luginës sonë padyshim janë benifcuese të këtyre të mirave.. Ndërsa, nga gjitha keto progrese, sipas z.Halimi, sukeseve ju ka vënë kapakun prania e  ”ABETARES” në shkollat tona shqipe, tekst ky i përpunuar  me përkushtim nga ekspertë eminent shqiptarë nga gjitha viset . Ishte ky një projekt i suksesshëm jo vetëm për KNSH pore dhe per mbare shqiptaret e Luginës, dhuratë kjo për shkollarët tanë..ka nenvizar z.Halimi ne kete bisede akorduar agjencise sonë.

 

NJË TRANSPARENCË E NGJAJSHME FINANCIARE NË  KËSHILLIN NACIONAL SHQIPTARË, DUHET TË KETË EDHE NË PUSHTETI LOKAL

Presheva Jone: z.Halimi, kohëve të fundit është prezetnuar me një « program të favorshëm për pakicat »  (shqipëtarët në këtë rast) siq shprehen ata, ka filluar të bëjë fushatë edhe në Luginë të Preshevës, Partia Liberal-Demokrate serbe e kryesuar nga Cedomir Jovanoviq, kjo parti ka gjetur përkrahje aq sa ka gjetur edhe ndër shqiptarët në Preshevë, por edhe në Bujanoc. Mendoni se kjo do ta luhasë pushtetin lokal apo karrigën  e deputetit shqiptar në Beograd gjatë zgjedhjeve të arrdhshme ?

 

RIZA HALIMI: Në parim secili ka të drejt ku të dëshiroj të bëj fushatë,edhe ne si shqiptarë mund ti bëjmë njësit tona në Nish apo Beograd. Mund t’ju them një gjë,se kjo nuk është diqka e re,pasi që vetë Partia Socialiste Serbe prej fillimit të vetë ka pasur kryetarë të degëve të saja shqiptarë,ne e dim që qysh në fillim të pluralizmit politikë madje edhe në udhëheqësi të Partisë Socialiste Serbe ka pasur shqiptarë. Kemi pasur raste kur gjatë zgjedhjeve nëpër këshillat votuese kemi pasur shqiptarë të cilët kanë mbrojtur interesat e radikalëve por edhe të subjekteve tjera,që do të thotë se kjo nuk është diqka e re që tani të lajmrohen Liberalët,të cilët para dy viteve e kanë formuar degën e vetë në Bujanoc kursë në Preshevë para ca ditësh kishin këshillin ku gjithashtu pamë se ka shqiptarë të cilët mendojnë se e gjejnë vehten aty. E tash un them se nuk është pyetja se a rrezikohet deputeti,por është cështja esenciale se a mund të realizohen të drejtat e shqiptarëve me parti qendrore, a ka ardhur koha që partit të cilat janë formuar ekskluzivisht me elemente kombëtare si UDSH (Unioni Demokratik Shqiptarë), PDSH (Partia Demokratike Shqiptare)…,ose subjekte të cilat në vetë programin e saj politikë përfshinë elemente kombëtare, siq është PVD (Partia për Veprim Demokratik)  e cila qysh kur është formuar në boshtin e saj ka pasur dhe ka angazhimin për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në atë kohë në Jugosllavi kurse sot në Serbi. Këtu tani shtrohet qështja e organizimit të pavarur,se a i ka kaluar koha organizimit të pavarur në baza etnike dhe se a duhet të kemi organizimi në baza qytetare.

 

Unë jam i mendimit se ato rrethana të cilat i kemi pasur para 20 viteve kur ka filluar sistemi pluralist (shumëpartiak) dhe se kur është parë se duhet të kemi organizim të pavarur politik,se më mirë i njohim specifikat tona dhe se shumë më mirë angazhohet një parti shqipëtare në terren se sa një qendrore e cila ka problemet e shtetit e që duke i mbrojtur interesat e shtetit është e prirur ti margjinalizoj të drejtat e pakicave qka jemi të njohur me përvojat e deritanishme,në këtë kontekst mendoj se ende nuk kemi ardhur në atë kohë që problemet ekzistenciale të shqiptarëve të zgjidhen me anë të partive qendrore.

 

E kemi një rast konkret kur në parlamentin republikan u aprovua ligji për reformat në sistemin gjyqsorë për shkak të ndërrimeve të cilat nuk kanë qenë në favor të pakicave nacionale as të Hungarezëve as të Shqiptarëve,atëherë katër hungarez dhe unë normal që kemi votuar kundër,por momentin e fundit,2-3 orë para se të filloj votimi edhe pse kanë qenë në opozitë Liberalët ata kanë marrë qëndrim që ta ndihmojnë qeverin dhe tia kompenzojnë ato 4 vota të hungarezëve të cilit ishin kundër dhe pra me votat e liberalëve kaloi ajo reformë,dhe tash nëse unë do të isha në parlament si deputet i liberalve,normal ishte dashur që të votoj edhe unë për atë ligj,e tani cili do të ishte arsyetimi të cilin do t’ia kisha dhënë votuesve këtu të cilëve gjyqi prej Preshevë e Bujanoc iu ka shkuar në Vranjë dhe tani kanë probleme shumë të mëdha,e mora këtë si shembull pasi që ende problemet me rëndësi me të cilat ne ballafaqohemi nuk mund të zgjidhen me parti qendrore le të jetë ajo edhe me objektiv qytetarë sic ëshë partia liberare. Ne mund të bashkëpunojmë pasi që është shumë më e hapur në disa aspekte por që organizimi jonë i pavarur i këtyrë njëzet e sa vite të shkrihet në një parti qytetarë besoj se do të ishte me pasoja të rënda për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

 

NË LUGINË TË PRESHEVËS KEMI VATKEQËSISHT VETËM NJA 2-3 MEDIUME QË PËRPIQEN TË JENË NEUTRALE, TJERAT JANË ZËDHËNËSE TË PARTIVE OSE TË POLITIZUARA


Presheva Jone: z.Halimi cfarë mendoi për mediumet tona në Luginë, sespe tash në rajon kemi pos dy telvizioneve mjaft të shikuesve (TVP dhe TVB) edhe Agjencia Informative Kombëtare “Presheva Jonë”. Mendoni se ato janë objektive  në informacione dhe neutrale mes subjekteve tona politike ?


 

RIZA HALIMI: Në përgjithësi e vlerësoj rëndësin e informimit të pavarur e profesional që sigurishtë po rritet me të gjitha këto subjekte të cilat janë private e jo publike si TV PRESHEVA e TV BUJANOCI. agjencia informative « Presheva Jonë, tash për tash të vetme në Luginë , si mediume  të pavarura me një peshë shumë të madhe me profesionalizmin të tyre. Por, unë do të isha ndalur pak tek përkrahja e mediave të pavarura që në ndarjen e mjeteve të jenë më transparent, Pasi që tash me  transparencë po kërkohet nga Këshilli Nacional që është në rregull, por pse jo të mos kërkohet e njejta gjë edhe nga pushteti lokal. Duhet të ketë transparencë në konkurrimin dhe ndarjen e projekteve në mënyrë që secili në atë sferën e vetë të jap kontribut në të mirë të informimit të qytetarëve. Unë do të kisha dëshiruar që edhe mediat tjera të ndjekin rrugën e agjencisë “Presheva Jonë” si nga profesionalizmi  ashtu edhe  për nga neutraliteti, dukuri keto qe një medium e bëjnë serioz, të lexueshëm dhe padyshim të njohur në opinon.

 

 

Presheva Jone: z.Halimi para disa ditësh u miratua projekt buxheti i 2012 në kuvendin komunal në Preshevë,ku si sukses i madhë u cilsua rritja e buxhetit se rekord i të gjitha kohrave që arrinte diku mbi 6 milion euro,si e komentoni këtë “apllauz” të pozitës ?

 

RIZA HALIMI:Po është e vërtet që ka një rritje për dallim nga viti i kaluar pas marrjes së vendimit nga parlamenti republikan që një pjes e tatimeve të cilat grumbullohen në buxhetin e shtetit nga komunat të ndahen nëpër përfituesit nga buxheti. Ky ligj u aprovua në majt dhe tani është realizuar vetëm gjisma,kurse i tërr ky vendim do të realizohet vitin e ardhshëm si i plotë,pra kjo ka qenë arsyeja që edhe Preshevës si një ndër komunat më të pazhvillume ti ndahet pjesë nga buxheti. Ky nuk është më i madhi,unë ju kisha përkujtuar 2003 kur vetëm investimet në komunë të Preshevës kanë qenë rreth 8 milion euro,kurse këtë vitë pritet që investime të ketë jo më shumë se 1 milion e gjysmë euro pjesa tjetër është buxhet hargjues nëpër rroga,qka dmth se i hargjon mundësit për investime,e që ideja e ndarjes së buxhetit është që të investohet në zhvillim të ekonomis përveq infrastrukturës.

 

Presheva Jone: Z.Halimi kohëve të fundit shumë kush po e kritikon Këshillin Nacional,qka nuk është në rregull Këshilli që po kritikohet,apo njerëzit që po e kritikojnë ?

 

RIZA HALIMI:  Këshilli NacionaShqipatar karahas fillimit mund te themis se eshte ne rruge te mbare e cila ka vepruar në favor të avancimit të cështjes sonë kombëtare me akrivitete e  aksionete saja  konkrete. Por, kur pohet aty ka dhe probleme e synime ne realzimin e rpojketeve.  Sigurishtë është edhe problemi tjetër pasi që ne e dime se aty janë të përfshira dy parti të cilat kanë 41 këshilltarë nga 67 gjithsej PVD dhe UDSH së bashku kanë shumicën apsolute,por nuk e kanë një unitet më të madhë të disa subjekteve të rëndësishme,aty nuk kanë marrë pjesë PDSH,LPD,BDL…Në Bujanoc në KN janë të përfshirë më shumë se 90 % e këshilltarëve shqiptare, kurse në Preshevë mjerisht vetëm 47-8 %e kshilltarëve shqiptarë,dhe në këtë drejtim reflektohen përkatësit partiake,siq ishte shembulli i “ABETARES”,e cila për mua ishte një projekt i suksesshme pasi që ishte një abetare e avancume,nga ekspert eminent shqiptarë,mirëpor pasi mbajtjes së seminareve dhe kryerjes së të gjitha përgatitjeve për këtë abetare,dulën ata të cilët nuk kanë punuar më Këshillin Nacional duke thënë se abetarja nuk e ka shqiponjën,ajo në të vërtet e ka “SHQIPONJËN” por jo në atë faqe ku është paraqitur si festë shtetrore,dhe shumë normale se fëmijëve në serbi nuk mund ti mësohet se 28 Nëntori është festë shtetrore,ku ne e kemi luftën tonë për festën kombëtare dhe simbolin,ne nuk kemi arritur që partit politike ta realizojnë këtë problem,dhe tani presim që me anë të fëmijëve ta zgjidhim këtë qështje,është jo-normale. Këshilli Nacional është institucion i cili është për realizimin e të drejtave të cilat dalin nga konventa e këshillit të europës në fushën arsimit,kulturës… Kur jemi te transparenca,në rregull KN duhet të jetë transparent,por në të njejtën kohë transparencë duhet të kërkohet edhe nga pushteti lokal,ne nuk mund të kërkojmë transparencë vetëm nga Këshilli Nacional në gjithë fushëveprimin e vetë,e jo nga pushteti lokal dhe subjektet tjera.

SHPËRNDAJE