Seanca e IV-të e kuvendit komunal pas një perleshje gati fizike ndërmjet kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe kryetarit të BDL-së, Skender Destani.

Debati filloi te nxehet që në momentin kur kryetari i komunës ishte në foltore dhe Destani filloi që të përgjigjet nga vendi ku ishte ulur, debati u bë edhe më i ashpër kur Skender Destani i prvokuar u përpoq t’a sulmoj fizikisht kryetarin Arifi.

Përveç përballjes së ashpër brenda sallës së kuvendit si pasojë e së cilës u ndërpre dhe seanca, konflikti vazhdoi edhe në hollin e kuvendit komunal.

Sami Salihu kryetarit të PDSH-së: Ti je hajn!

Në seancën e fundit te Kuvendit Komunal  përveç përplasjeve gat fizike që ka ndodhur mes Kryetarit të Komunës Shqiprim Arifit dhe Skender Destanit, një perleshje tjetër ka ndodhur edhe ndërmjet Kryetarit të Kuvendit Komunal z.Sami Salihu dhe Ragmi Mustafës.

Ragmi Mustafa ka fyer kryetarin e Kuvendit z.Sami Salihun duke e quajtur “Hajn”.Ndërsa kryetari i Kuvendit Komunal Sami Salihu ia ka përplasur në fëtyrë të zezat që ka bërë Ragmi Musatafa gjatë mandatit të tij qeverisës si Kryetar Komune,duke e quajtur z.Ragmiu si një njeri ”Shpifës dhe Tinxar”.

Kyetari i Kuvendit i ka dhënë një mesazh z.Mustafa duke ia përplasur në fëtyrë se edhe po ti shitësh të gjitha  banesat nuk mund ta prishësh koalicionin LRPDSH-APN.

Pas degradimit të seancës së Kuvendit Komunal nga ana e kryetarit të komunës, duke keqpërdorur foltoren me fjalor denigrues dhe rrugaçëror, grupi i këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik ka vendosur që të lëshoj seancën.

Vlen të theksohet se gjithë kësaj situate gjatë tërë kohës i ka kontribuar kryetari i Kuvendit si përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e seancave të Kuvendit Komunal të Preshevës. Ishte pikërisht kryetari i Kuvendit që nuk ndërpreu fjalimin e kryetarit të komunës i cili përdori fjalët më fyese për këshilltarët e opozitës e sidomos fyerjet ndaj këshilltarit Skender Destani.

Grupi i këshilltarëve të PVD-së kërkon publikisht nga kryetari i Kuvendit që të kujdeset që kultura dhe gjuha e rrugës të mos bëhet traditë e fjalimeve në Kuvend.

SHPËRNDAJE