Kryetari i PVD-së, Riza Halimi me rastin e katër vjetorit të shpalljes së pavarësisë, i dërgoi telegram urimi presidentes së Republikës së Kosovës me këtë përmbajtje: 

          E nderuara zonja Jahjaga,

          Pranoni urimet e mija të përzemërta për ditën e pavarësisë  së Republikës së Kosovës.

          Në këto momente solemne me kënaqësi të posaçme Ju dëshiroj sukses të plotë në angazhimet e Juaja të rëndësishme në planin e zhvillimit të kapaciteteve ekonomike dhe demokratike, si dhe në drejtim të intensifikimit të integrimeve evropiane të Republikës së Kosovës.

SHPËRNDAJE