PARTIA-E-HALIMIT-10_13Pranoni urime të përzemërta me rastin e zgjedhjes së Juaj për Kryetar të Kuvendit të Kosovës, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jone”.

Uroj që nën udhëheqjen e Juaj përbërja e re e Kuvendit të siguroj qeverisje stabile dhe të siguroj zhvillim ekonomik dhe përshpejtim të proceseve integruese evropjane, që është interes jetësorë i të gjithë qytetarëve të Kosovës, si dhe i të gjithë Shqiptarëve kudo që janë, e posaçërisht i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Duke Ju uruar sukses të plotë në angazhimet vijuese shumë të rëndësishme, pranoni përshëndetjet e mija të përzemërta, thuhet nder te tjera  në letrën e urimit te kryetarit të PVD-së dhe deputetit, Riza Halimi.

SHPËRNDAJE