Në një intervistë të dhënë sot në mëngjes në radio televizionin serb B92,deputeti I vetëm popullorë në parlamentin serb ka shtjelluar disa nga problematikat kryesore me të cilat po përballaen shqiptarët e Luginës së Preshevës,sic ishte së fundmi edhe prishja e qeverisjes multietnike në Bujanoc ku si shkak u ishte marrja e vendimit të ndërrimit të disa emrave të rugëve e shesheve në komunën e Bujanocit nga ata serb në shqiptarë, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”
Preshevë, 8 janar /AIK-Presheva Jonë

“Ishte një reagim nën ndikim shumë me nervozë nga ana e ministrit serb Markoviq reagim ky i cili nuk është serioz dhe i arsyeshëm kur është fjala për atë se në Luginën e Preshevës ekzistojnë gjëra shumë më të mëdha dhe më të ndjeshme se sa ndërrimi i emrit të një rruge. Ministri Markoviq e din shumë mirë se sa është e ulur papunësia në Luginë të Preshevës .“ ka thënë z.Halimi.

“Unë nuk e di se kujt i pengon që emrit të sheshit në Bujanoc ti vëhet emri Skenderbeu,kur ne e dimë se qysh para dyzet viteve kur unë kam qenë student rrugët e Beogradit kanë mbajtur emra të heroit të Skenderbe. Kjo më duket sjellje shumë jo serioze dhe për këtë gjë ne presim që fjalën e fundit ta japë ministria ditët në vazhdim“ u shpreh z.Halimi.

Gazetarja duke e pyetur z.Halimin për mosrealizimn e vizitës së ministrit të Republikës së Kosovës z.Ibrahim Makolli dhe kthimit të tij mbrapa ai u përgjigj “Kjo është një vazhdimsi e joseriozitetit të sjellsjes së Qeverisë Serbe pasi që ne e dimë nga e kaluar se Luginën e kanë vizituar zyrëtarë nga Kosova,ka qenë kohë më parë myftiu z.Naim Tërrnava për kohën e të cilit po flasim nuk kemi pasur as marrëveshje të qarkullimit të lirë,kemi pasur pastaj vizitën e z.Nexhat Dacit dhe pamundësia e realizimit të kësaj vizite prap them se ka qenë një skandal për qeverinë Serbe“.

Në vazhdim z.Halimi ka folur edhe për vrasjet të cilat janë realizuar ndaj shqiptarëve të pa armatosur edhe pas marrveshjes së amnestisë të cilat fatkeqësishtë nuk kanë qenë të pakta ndër të parët thotë z.Halimi kanë qenë vëllezërit Saqipi të cilët si civil të thjeshtë janë vrarë nga ana e policisë speciale dhe ushtrisë . Po astu edhe vrasja e deputetit, humanistit dhe biznismenit të njohur të Luginës Isuf Azizi që ende nuk janë zbuluar vrasësit, ku nga autoritet e kerkojmë që ky rast së shpejti do të ndriqohet.

Z.Halimi duke folur rrethë asaj se sa shumë diskriminohen shqiptarët e Luginës nga pushteti qendrorë të të gjitha fushat ka cekur edhe faktin se shqiptarët të cilët paguajnë si cdo qytetarë tjetër tarifën për televizionin publik RTS,ata megjithatë nuk kanë as edhe një të vetim sekond në gjuhën shqipe,dhe ky po që është një diksriminim jo i vogël,ku për herë të parë vitin e kaluar karshi romëve,shqiptarët kanë qenë qytetarë të padukshëm në serbi. Gazetarja në vazhdim e ka pyetur kryetarin e partisë më të madhe shqiptare në Luginë të Preshevës rrethë radikalizmit të partisë së dytë më të madhe shqiptarë në Preshëvë PDSH për qëndrimet e saja siq i ka quajtur ajo radikale mbi Kosovën duke thënë se Lugina e Preshevës i takon Kosovës z.Halimi iu është përgjigjur “Nuk e di nëse kjo që po më thoni është diqka e re në serbi,ne radikalizëm kemi edhe në parlamentin Serb dhe këtë mund ta shihni cdo ditë e më tepër,them se jemi afër zgjedhjeve dhe poenat politikë janë të mirëseardhur për cdo kë“

Në fund z.Halimi është pyetur edhe për bojkotin e regjistrimit të popullsisë nga ana e faktorit politikë shqiptarë ku ai u përgjigj “ Për këtë qështje kanë qenë dy arsyet shumë të forta,ka qenë problemi me instruktorët dhe me formularët apo fletat në të cilët nuk ka qenë e përfillur dy gjuhësia me anë të të cilave është përpjekur që të diskriminohen shqiptarët,poashtu problem tjetër shumë më vital dhe elementarë ka qenë ajo se nga e drejta për regjistrim janë larguar të gjithë qytetarët të cilët pas lufte janë larguar nga Lugina përkohësishtë në perëndim ose diku tjetër,e sidomos pas liberalizimit të vizave ku shumë shqiptarë po kërkojnë azil në Belgjikë e vende tjera të europës të cilëve shteti serb ja ka hequr të drejtën që të numrohen si qytetarë të Luginës së Preshevës,qka është jo normale dhe e paparanueshme“.

SHPËRNDAJE