Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin e Serbisë Riza Halimi thotë se përveç largimit të dëshmorëve të UÇPMB-së nga ana e qeverisë qendrore serbe, Lugina e Preshevës përballet edhe me shumë probleme të tjera.

Halimi për Klan Kosova, ka numëruar problem e që sipas tij janë të natyrës infrastrukturore, të arsimit dhe shëndetësisë.

Halimi ka kërkuar mbështetje më të madhe nga qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës.

Por Halimi i pyetur se kujt duhet t’i drejtohen kërkesat e qytetarëve të Luginës së Preshevës, ai ka kujtuar fjalën e ndërkombëtarëve e cila sipas tij thotë se u duhet drejtuar Qeverisë së Serbisë. /Indeksonline/

SHPËRNDAJE