halimiiiii11PRESHEVË, 3 prill   -Pas suksesit të madh të listës zgjedhore të PVD – së në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit janë shpeshtuar deklaratat agresive dhe shpifëse të udhëheqësve të pushteteve lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ka thënë kreu i POVD-së z.Riza Halimi.  “Fitoren  e dy deputetve e kanë përshëndetur jo vetme Prishtina dhe Triaba poredhe miqta tanë nderkombëtar misonet diplaomtike botërore në Beogrda si SHBA, BE, OSBE, Zvicra  etj..Janë ato pallavra se me bojkot e bashkojnë Luginën e Preshevës me Kosovën. Përkundrazi me bojkot largohet Lugina nga Kosova. Me deputet dhe institucione zyrtare Lugina afrohet me Kosovën…”  ka deklaruar deputeti Halimi për agjencinë e lejmeve “Presheva jonë”.
Opinioni në Luginë të Preshevës e ka plotësisht të qartë se kryetarët aktual të komunave në Preshevë dhe Bujanoc e fituan monopolin në udhëheqjen e pushteteve lokale jo vetëm me anë të vjedhjeve zgjedhore por edhe me premtime të rrejshme se me anë të bojkotit të zgjedhjeve parlamentare do ta bashkojnë Luginën e Preshevës me Kosovë.

Përkrahja masovike e votuesve Shqiptarë në Luginë të Preshevës për listën e  PVD – së për zgjedhje parlamentare e ka demoluar krejtësisht këtë strategji manipuluese të bllokut bojkotues, andaj edhe reagimet bojkotuesve kësaj rradhe janë shumë më agresive, se në rastet e zgjedhjeve të kaluara, kur ishte siguruar vetëm një deputet Shqiptarë në parlamentin qendrorë.

Deklaratat bajate se udhëheqësit e pushteteve lokale nuk do t’i pranojnë deputetët e zgjedhur me 16 mars në fakt janë vazhdimësi e deklaratave të dhëna edhe pas zgjedhjeve të deritanishme parlamentare. Mirëpo kësaj rradhe retorika mohuese e bojkotuesve është shumëfish më agresive dhe është e qartë se reagimet e pakontrolluara të udhëheqësve komunal janë rezultat i mesazhit të qartë që iu dërgua atyre nga zgjedhjet e fundit, kur elektorati shqiptarë u deklarua se nuk do të ketë më tolerancë për manipulimet e bojkotuesve.

Ndërsa në një komunikatë të PVD-së liudhur em zgjedhjet e 16 marsit në Serbi nder tjera thuhet se  “Në këtë situatë bojkotuesit e kanë humbur orientimin e tyre politik dhe kanë filluar të akuzojnë kryetarin e PVD – së për ndërprerjen e bisedave me qeverinë serbe. Me gjasë, të habitur nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare, ata kanë harruar se këto biseda e humbën kuptimin në momentin kur qeveria në ikje kishte propozuar Kuvendit qëndrorë eliminimin e gjykatës themelore në Preshevë. Në të njejtën kohë është e domosdoshme edhe me këtë rast të sqaroj se kanë qenë dhe janë krejtësisht joserioze tentimet e udhëheqësve të pushtetit lokal që pjesmarrjen në zgjedhjet parlamentare ta kushtëzojnë me fatin e këtyre bisedave.

Bisedat e udhëheqësve politik me qeverinë për zgjidhjen e problemeve jetësore dhe avansimin e çështjes së Shqiptarëve në Luginë të Preshevës janë të domosdoshme. Natyrisht, për mbarëvajtjen e bisedave është e domosdoshme së pari të sigurohet qasja serioze e qeverisë së re sikur që janë të domosdoshëm përfaqësuesit legjitim të Shqiptarëve që u siguruan në zgjedhjet e 16 marsit, mirëpo në këto biseda është i domosdoshëm edhe kryetari i Këshillit Nacional si dhe kryetarët e pushteteve lokale.

Përndryshe tentimi manipulues që çështja e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës të kufizohet vetëm në nivel dhe korniza të pushtetit lokal, si projekt krejtësisht antishqiptarë, është totalisht i papranueshëm për PVD – në.

Pikërisht lidhur me këtë dilemë artificiale dhe manipuluese përgjigjen më të mirë e dhanë votuesit Shqiptarë të Luginës së Preshevës me 16 mars pa marrë parasysh përkatësinë e tyre partiake, thuhet në fund të njoftim të PVD-së, nenshkruar nga kryetari i saj Riza Halimi.

SHPËRNDAJE