Fill dy ditë pas shkrimit në agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” ku lideri  Riza Halimi kishte deklaruar se Institucionet e Bujanocit janë bërë “sandwich” mes Beogradit dhe Markovicit, sot ka reaguar ministri Markovic në mediat serbe (Politika) i cili lëshon një “rrefal” kritikash dhe akuzash në adresë të  deputetit gjithëpopullorë dhe kryetarit të PVD-së z.Riza Halimi. 

Preshevë,25 qershor/AIK Presheva Jonë

Kritikat dhe akuza e fundit të ministrit serbë kundër kryetarit të partisë më të madhe në Luginën e Preshevës, z.Halimi përmes agjencisë “Presheva Jonë” i ka konsideruar tendencioze, të pabaza dhe spekulative me qëllim të maskimit të politikës antishiptare të regjimit të Beogradit tash e sa vite duke u thirrur në disa programe e projekte të Trupit Koridinues . Madje sipas z.Riza Halimi deklaratat rreth gjoja  progresit të  këtij Trupi Kordinues janë vetem hedhje pluhur syve dhe se prononcimet e tija për rikthimin e qeverisjes apo elektoratit në PVD janë po ashtu manipulime të llojit të vetë duke treguar se Markovic jo vetëm se ai qysh tash ka filluar fushatën parazgjedhore por edhe  po tregohet i njënashëm duke u përpjekur të fut përqarje mes shqiptarëve në Luginën e Preshevës për t`u justifikuar para ndërkombëtarëve në stilin se “ja,shqiptarët nuk dinë cfarë duan dhe se nuk kemi me kë të bisedojmë..” Markovici nuk ka nevojë të sillet si “car” meqë ka kaluar koha e kolonive dhe se shqiptarët me nuk janë sharraxhnj të Beogradit, thotë Halimi

Pyetjes tonë shtruar kryetarit të PVD,se si i komenton zhvillimet e fundit në Bujanoc si dhe leksikonet e ministrit serb Markovic,për AIK Presheva Jonë,deputeti gjithëpopullorë z.Halimi fillimishtë përgjigjet se  “para dy viteve programin e trupit koordinues e kemi nënshkruar unë,Shaip Kamberi,Jonuz Musliu ndërsa Ragmi Mustafa nuk e nënshkroi atë dhe nga aty ishin fillet e prishjes së koalicionit tonë kinse ata (PDSH) nuk po pajtohen me progrmin e trupit koordinues. Në fakt në atë program janë paraparë gjashtë grupe të punës dhe përfaqësuesit e komunave të takohen me ministra,zëvendësministra që të fillojnë t`i zgjidhin problemet . Ne në 2005 vetëm se patëm filluar të punojmë dhe Lajiq dha dorëheqje pasi që e pa se ka shumë punë për tu bërë dhe them se kjo ishte një taktikë e Beogradit,pasi që Lajiq atë kohë ishte shprehu se nuk është i kënaqur dhe nuk po gjenë përkrahje nga qeveria. E tani në vitin 2008 kur ne prap filluam që të punojmë në atë drejtim dhe i hedhëm se pari në tavolinë problemet të pari të arsimit,ata e panë shumë mirë se nuk janë në gjendje ti zgjidhin ato probleme,e lërë më edhe të pesë grupeve tjera punuese,mirëpo ata prap e gjetën një pretekst për të mos punuar në këtë drejtim pasi që Ragmi Mustafa nuk i dërgonte përfaqësuesit e komunës në grupet punuese,megjithëse vetë vinte në mbledhjet e Trupi Koordinues. Këto veprime të Ragmi Mustafës,unë do të thoja se kanë qenë të planifikuara sepse,kjo në njërën anë po ia largon serbisë barrën për zgjidhjen e problemeve tona,po na akuzojnë neve se me një fjalë nuk po dim se qka po dojmë,por dëm mjaft të madhë shqiptarëve po i shkaktojnë deklaratat e kryetarit të PDSH-së se është i interesuar për bashkim me Kosovën,ndërkohë që këto deklarata Beogradi po i shfrytëzon si karta të vetat kinse  nuk po i pranon ofertat e Beogradit për rregullimin e të drejtave të pakicave”

Markovici dhe qeveria serbe vazhdon që shqipëtarët e Luginës së Preshevës ti konsideroj popull të rendit të tretë,apo të katërt…

Në pyetje vijuese se si e komenton “shqetsimet” e ministrit serb për humbjen e qeverisjes dhe se gjoja nuk mund t`ia rikthej elektoratin PVD-së me anë të Trupi Koordinues. z.Halimi në vazhdim përgjigjet se “në zgjedhjet e 2002 prej 64 këshillëtarëve të Preshevës,Bujanicit dhe Medvegjës,37 kanë qenë të PVD,në Preshevë fitumë më tepër se gjysmën në Bujanoci dhe Medvegjë gjithashtu,dhe pikërishtë në atë moment në paraqitnim problem si parti rajonale,pasi që do të shtronim kërkesa rajonale dhe jo vetëm ato komunale. Dhe edhe atëherë Beogradi është munduar që të futë përqarje mes shqipëtarëve sikurse edhe tani,atëherë me doktor Skenderin kurse tani në Bujanoc me Nagip Arifin. Megjithëatë,unë them se jo vetëm tani që jemi partia më e madhe në vend,do të jemi edhe në zgjedhjet e ardhshme si në Bujanoc ashtu edhe në Preshevë dhe aty nuk ka dilemë. Unë në nëntor të vitit të kaluar i kam thënë ministrit Markoviq se të punojmë kështu më nuk mundemi,nuk mundet më që ai vetë ti bëjë planet,vetë ti caktoj problemet,vetë ti gjejë zgjidhjet për qytetarët e këtyre tri komunave dhe në fund në ti ja bëjmë “JES” dhe tia aprovojmë punën e tij kokë në veti,dhe tash kanë kaluar më shumë se shtatë muaj kur nga  unë vazhdimishtë i arrijnë kritika dhe kërkesa për punë,arsim,njohjen e diplomave madje jo vetëm të studentëve tanë në Kosovë,por edhe në Maqedoni e Shqipëri,pastaj pagat e pensionistëve e një sërë problemesh dhe preokupimesh tjera të qytetarëve tanë. Markovic dhe qeveria serbe,vazhdon që ta na konsiderojë si popull i dorës jo të dytë,por të tretë e të katërt qka dëshmon edhe politika diskriminuese ndaj shqipëtarëve etnik në Preshevë,Bujanoc e Medvegjë,kjo u pa mirë edhe me dënimet e fundit me 101 vjet burg ndaj të rinjëve tanë shqipëtarë përmes dënimeve arbitrare pa bazë dhe dëshmi. Shteti serb e ka nga viti 2001 kusht zgjidhjen e problemit të Luginës së Preshevës,ndërsa deri tani ata kanë dhënë 14 mijë euro vetëm për një pjesë teatrale ku kanë marrë pjesë tre shqipëtarë,tre serbë,dhe dy romë dhe këtë e ka dhënë vetëm në Bujanoc jo në Preshevë e as Medvegjë,ndërsa nuk e ka lënë pa i qu nëpër Beograd e Vojvodin kinse po arrin që ti bëjë bashkë shqipëtarët,sebër dhe romët. Trupi Koordinues i paraqetë se i ka 1000 të punësuar,por unë them se ato janë përralla,pasi që në trup koordinues punojnë vetëm dy shqipëtare,një në Preshevë dhe një e përkohshme në Bujanoc,1/4 e buxhetit shkon në Beograd për administratën të cilët të gjithë janë serb”.

SHPËRNDAJE