EKSKLUZIVE: « As pas dy decenieve, asnjë nga tre opcionet e deklaratës së Referendumit të vitit 1992 nuk janë zbatuar  në favor të përgjigjes së vullnetit të popullit shqiptarë të Luginës së Preshevës.. » ka deklaruar Riza Halimi, deputet (kryetar i PVD-së) në intervistën dhënë agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë » me rastin e 20-vjetorit të Referendumit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Prandaj, sipas z.Halimi, tash e tutje strategjia  e veprimit politik nga ana e lidershipit  shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet patjetër të ndryshojë dhe të jetë më efikas. Kurse rreth ideve të Qosjes për shkëmbim territoresh, ai i konsideron si  individuale dhe artificiale.

 

 

INTERVISTE EKSKLUZIVE ME DEPUTETIN RIZA HALIMI, KRYETAR I PVD-së DHËNË AGJENCISË INFORMATIVE “PRESHEVA JONË” ME RASTIN E 20-VJETORIT TË REFERENDUMIT TË LUGINËS SË PRESHEVËS

 

Bisedoi : Kushtrim MALIQI

 

Preshevë, 29 shkurt/AIK-Presheva Jonë


Presheva Jonë : z.Halimi, fillimisht me një pyetje aktuale..nuk kanë mbetur edhe ca ditë, pikërisht më 1-2 mars do të mbushen 20 vjet nga Referendumi i marsit të vitit 1992. Cfarë përgatitje po bëhet për të shënuar ketë përvjetor ?

 

RIZA HALIMI :  Po, ditëve më parë nga një takim i kyresisë së PVD-së doli iniciativa që ditëve të ardhshme pikërisht me 1 mars të mbildhen  këshlltarët shqiptarë të tre kuvendeve. Ky takim përvec karakterit për të shënuar këtë datë, këtë pervjetor të rëndësishëm historik  për ne, besojmë se do të dalim edhe me një deklaratë të përbashkët që  do ta quaja « refreche » nga konkluzave të   Referendumit që ndërlidhet me zhvillimet aktuale ne mjedisin tonë e cila dekleratë jo vetëm do të sensibilizonte cështjen tonë në rajon, por sigurisht do të ketë efektin e vete në opinon, ne vecanti tek ndërkombëtarët.

 

 

PËRKUNDËR REFERENDUMIT TË VITTI 1992, SHIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS ENDE JANË SHUMË LARG REALIZIMIT TE TË DREJTAVE TYRE KOMBËTARE

 

Presheva Jonë :  Cfarë mud të na thnoi njëzet vjet pas Referendumit për rolin dhe deomethënjen e tij. Mundë të themi se këto dy decenie,  pas deklaratës  së  Referendumit të 1992 dhe luftën e UCPMB-së.. është arritur mjaft në avancimin e të drejtave të shqiptareve në Serbi, në këtë rast në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë ?

 

RIZA HALIMI :  Në fillim dua t’i shkëpus disa momente, nga Referendumi i 1-2 marsit të vitit 1992. Siq e dini në atë kohë Referendumi si një proces politik dhe hositorik për popullatën tonë ishte i iniciuar nga partia jonë, pra PVD si një forcë kryesore bashkë me PDSH-në e zotit Ali Ahmetit si një lider mjaft i rrespektueshëm dhe aktiv i asaj kohe në trevat tona si dhe profesor Ibrahim Kadriu, si kandidat u pavarur dhe Shaip Duraku nga Bujanoca.  Mund të themi se përgaditjet fillestare apo thelbësore ishin nga Këshilli Koordinues i partive politike shqiptare gjatë vitit 1991. Fillimisht, kishte takime, konsulta mes gjitha partive politike shqiptare në ish-jugosllavi në afërsi të Zagrebit të Kroacisë të cilit takim i printe doktor Rugova. Dhe nga marrëveshjet dhe qëndrimet koncensuale të këtij takimi u formua Këshilli Koordinues gjatë gushtit të njejtit vit dhe qysh ne takimin e parë të këtij këshilli u aprovua deklarata politike për statusin e ardhshëm të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, njëkohësisht u prezentua edhe opcionet e zgjidhjes së gjitha viseve, trojeve shqiptare që atëbotë ende ishin nën Jugosllavi. Kështu qe në takimin e dytë, me 3 shtator të atij viti ishte vendosur të mbahej referendumi për shqiptarët në Kosovë, duke u lënë mundësinë qe edhe në trojet tjera etnike shqiptare jashtë Kosovës të organizohen referendume të ngjajshme si ne Maqedoni, Mal të Zi e tek ne në Luginë të Preshevës përmes të cilave referendume u shpreh vullneti i popullit shqiptarë duke kërkuar liri dhe barazi në ato shtete ku jetonin dhe vepronin shqiptarët etnik. Pra, ky ishte dhe opcioni i parë, kur nuk ndrronin kufijtë mbrendshëm. Kosova , qe percaktuar për Republikë, ndërsa neve në Luginën e Preshevës na u hap mundësia që përmes Referendumit të 1-2 marsit 1992 te kerkojmë të drejtat tona legjtime, autonomi politike dhe kulturore në vendin ku jetonim, pra në Serbi. Por, para 1-2 marsit  ne nga PVD dhe PDSH ne veq kishim  dalur me nje deklarate te përbashkët më 16 shkurt për t’i  paraprirë Referendumit të ditëve të ardhshme , në fillim të marsit. Njëkohesisht u bënë edhe përgatitje të kuvedit për shpalljen e Referendimit të 1-2 mars 1992 i cili mezi pritej nga popullata shqiptare.  Përveq anëtarëve të dy partive kryesore në Luginë të Preshvës, atëbotë ishin ftuar edhe delegatë të të gjitha Kuvendeve shqiptare në ish-Jugosllavi, dmth nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi i duke zgjedheur edhe kuvendin e ri më 26 shkurt 1992. Pra,  gjithëcka ishte e gatshme për 1-2 mars për Referendum, ku dolëm edhe me deklaratën për auonomi politike  territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën dhe ky referendum pati jehonë të madhe në mediat shqiptare, serbe dhe ato ndërkombëtare. Me këtë rast është e domosdoshme të theksohet se me Deklaratën politike të PVD dhe PDSH mbi themelimin e Kuvendit për shpalljen e Referendumit për autonomi politike e territoriale të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të 16 shkurtit 1992 u krijuan kushtet politike dhe organizative për t’u mbajtur seanca e Kuvendit për autonomi politike e territoriale më 24 shkurt 1992, në të cilën u formulua pyetja e Referendumit siç vijon: “ A jeni për autonomi politike territoriale të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me të drejtë bashkimi me Kosovën “. Në këtë seancë u vendos që Referendumi të mbahet më 1 dhe 2 mars 1992 në vendbanimet me popullatë shqiptare në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe punëtorët Shqiptarë të këtij rajoni në shtetet evropiane. Do theksuar se refrerednumi i organizua dhe u mbajt me mjaft sukses edhe ndër shiptarët në perendim, në Zvicër, Gjermani e gjetiu…ku hasi në nje përkrahje të madhe ku popullata jonë në diaspore ju kishte përgjigjur masovikisht Referendumit në fjalë.

 

 

Presheva Jonë : Në fakt në deklaratën e Referendumit të vitit 1992 thuhet mesa  di se « me shkatërriimin e kufijve të Jugosllvisë apo edhe të Serbisë” Lugina e Preshevës do të ketë ose autonominë e vetë politike  ose me të drejtë bashkimi me  Kosovën. Në fakt Lugina sot e kësaj dite gjendet  aty ku ishte edhe në vitin 1992 dmth as me autonomi e as me Kosovë.  Ckat tash ?

 

 

RIZA HALIMI :  Në marsin e vitit 1992 ishte thjeshtë një kërkesë e shqiptarëve të Luginës së Preshvës për autonomi territoriale në kudër të Serbisë, kështu duke gëzuar të drejtat e tyre kombëtare dhe të kenë barabarësi me serbët, të cilta të drejta do të sihin synonim me statusin e autonomisë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Pastaj në pjesën e dytë të deklaratës së Referendumit potencohet e drejta për vetvendosje, me të drejtë me bashkim me Kosovën. Por,  gjitha këto deklarata ishin për situatat e atëhershme kur ende Jugosllavija ishte gjallë dhe ishte nje shtet i përbashkët. Në deklatatën e parë të Referendumit,  madje kemi edhe opcionin tjetër që nëse ndryshojnë kufijtë  e jashtëm dhe të bremdshëm të Serbisë apo Jugollsllavisë ne shqiptarët të bashkoheshmi në ish-Jugosllavi dhe t’i bashkangjiteshim Shqipërisë, por ajo nuk ndodhi për shkak moslejimit të ndertimit të shteve ne baza etnike. Dhe mu nga kjo edhe pasuan Referendumet në ish-Jugosllavi, duke filluar  me serbët e Kracisë dhe Bosnjës,  pastaj me shqipatët në Kosovë, Maqedoni e Luginë të Preshevës. Dhe pas gjithë këtyre lëvizjeve politike pasoi lufta e përgjakshme ku arriti deri në Kosovë. Dhe me kete luftë në njëfarë mënyrë ato referendume ranë n’ujë dhe Kosova ma nuk kishte nevojë për Republikë në Jugoallsi apo Serbi por u bë shtet dhe sot eshte vend fqinje me Serbinë.

 

Dhe tash edhe pse flitej se në shtetin e Serbisë ka forca të reja demokratike  ishte propagandë, sepse diskriminimi vazhdoi në mënyrë perfide kundër shiptarëve të Luginës së Preshevës sikur në kohën e  Miloshevicit . Më vonë edhe shqiptërve të Luginës ju imponua, sikur dje atyre në Kosovë, t’i kapin armët dhe t’i dalin zot vatanit aq sa mundëm edhe pse dihet se nuk prisnim fitore por së paku për tî  i treguam opinonit nderkombëtar se ne kemi telashe me pushtetin serbë dhe se këto troje etnike janë shqiptare dhe ne duhe t’i gëzojmë ato me drejta tona të plota. Dhe tash nëse  i japim një retrospektivë ketyre zhvillimeve, vlimeve politke, lirisht mund të themi se të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ende qëndrojnë në nivelin e atyre të drjtave që i kanë pasur sipas Kushtetutës së vitit 1974, bile edhe nën atë nivel dhe sot jemi ende shumë larg realizimit të të drejtave tona kombëtare. Shiuar pergjuithëssiht  shqiptarët sot në ballkan gjatë ketij 100 vjetori kanë avancuar si politikisht ashtu edhe ekonomikisht bashkë me  integrimet evropiane. Por , shqiptarët e Luginës ftakeqësisht janë të vetmit shqiptarë në ballkan që kanë ngecur  dhe sot janë më të pazhvilluarit si politikisht  ashtu edhe ekonomikisht në Evropë.

 

Përkundër disa modifikimeve, ne ende kemi situatën që nuk pranohet ndrshimi i kufijve nga shtetet që dolën  nga ish-Jugosllavia. Dhe ne me gjitha ato forca politike relevante ende jemi ne ate fazë të angazhimit tone me ngulm për realizimine të drejave kombëtare në kuadër të Serbisë. Autonomi ishte synim i yni. Autonomia politike territoriale është synonim i realzimit të të drejtave tona kombëtare për cka mjerisht ne ende jemi shumë larg. Prandaj ketu duhet kuptuar një gjë se kemi dy gjëra synimet politike dhe veprimet tona politike për relizimin e tyre qëllimeve apo zbatimin e deklaratave të mëhershme sikur ato nga Referendumi i 1-2 marsit të vitit 1992. Cka edhe pas 20 vitesh deklarata e Referendumit  ndodhi  duke shprehur vullnetin e popullit shqiparë, por ajo deri tash ishte vetëm në eltër dhe se tash e tutje nevoitet punë, enregji dhe sakrifica të mëdha për zbatimin e deklaratës për të quan në vend shprehjen  e vullnetit të popullit dhe amentit të luftëtarëve tanë të ish-UCPMB-së që ranë  për liri dhe të drejta të barabarta dhe ju kështu siq jemi sot.

 

 

REFERENDUMI I SERBËVE TË VERIUT TË KOSOVËS ME REFERENDUMIN E 1-2 MARSIT TË VITIT TË 1992 NË LUGINËN E PRESHEVËS  DALLON SIKUR NATA ME DITËN !

 

Presheva Jonë : Mund të krahasojmë Referendumin e 16 shkurtit të serbëve të Veriut të kosovës  me Referendimin e 1-2 marsit  të vitit 1992 të shqiptarëve të  Luginës ?

 

RIZA HALIMI : Jo, jo asesi nuk mund të krahasohet, sespe refrendumi  ynë në Luginën e Preshevës ishte shpallur në raste të jashtëzkaonshme, në momnte historike dhe referendumi në fjaë na ishte e imponuar për shkak jo vetem shkaperderdhjes së Jugosllavisë e Serbisë por edhe për shkak diskriminimit dhe politkës së padurueshme serbe. Kurse kjo cfarë ndodhi me serbët e Veriut të Kosovës ishte një referendum jo vetëm ilegal, por më shumë teatër poltik dhe i manipuluar nga regjimi serb në Beograd. Edhe pse zyrtarisht autoritetet serbe janë distancuar nga ky referendum , jam i bidur se sebët e Kosovës ishin viktim e manipulimeve të Beogradit për qëllim dhe inetresa të veta. Po ashtu jam i bindur se as komuniteti ndërkombëtar nuk do të lejojë ndarjen e Veriut e as të Kosovës, ndërsa Serbia eshte e obliguar te heshtë sidomos tash, këtyre ditëve kur duhet te tregohet e urtë ne prag te marrjes se statusit te kandidates për BE.

 

HALIMI: DEKLARATAT  E QOSJES PËR KEMBIM TERRITORESH INDIVIDUALE DHE ARTIFICIALE

 

Presheva Jonë : Ditëve të fundit agjencia jonë ka pasur një seri deklaratash nga intelektual, politikaj e krijues shqiptarë sikur nga  Kadare, Qosja, Demaci, Daci etj që bënë jehone të madhe në mediat tona, dekalrata e të cilëve janë të larmishe rreth perspktivës së Kosovës, pra edhe në Luginës, ku flasin herë për ndarje e herë për shkembim territoresh..Po ju z. Halimi cfarë  opcioni përkrahni ?

 

RIZA HALIMI:  Sikur z. Demaci sic tha për agjencinë tonë « Presheva jonë » se cili shqiptarë sot nuk është për bashkim..Pra edhe unë po pyes tash se cili shqiptarë i Luginës nuk është për bashkim të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Dmth nuk ka, por mundësitë dhe realiteti aktual  është tjetër. Konkretisht në Luginën e Preshevës siq  e dini kemi pos referendumit të vitit 1992 kemi edhe platforëmn e vitit 2006 dhe tash mendimet e tilla për ndarje, këmbime  territoresh.. të cilat në shkurt e mars të vitit 1992 nuk ishin degjuar e as nuk ishin ne qarkullim. Dhe idetë e sotme të disa personaliteve qofshin politike apo tjera nga radhët e serbëve por edhe nga radhët tona, për këmbime territoresh janë artificiale. Prandaj, si hapë të parë tash e tutje  spektri ynë poltik duhet të ketë për synim për të fituar autonominë politike territoriale për Luginën e Preshevës e hapur me Kosovën dhe Serbinë  dhe me synime për integrime evropiane…

SHPËRNDAJE