Mediet serbe njoftojnë se hakerët me emrin “Hakerët e bashkuar shqiptarë, luftëtarë kibernetikë”, sulmuan sot faqen e internetit të Serbisë  “izbori.org.rs”, dedikuar publikimit të informatave për zgjedhjet në Serbi.

Në mesazhin e lënë në sajt hakerët kanë porositur: “Fati juaj  është të jeni pjesë e aksionit tonë.  ‘Shqiponjat në veprim “.

“Kjo bëhet për arsyen e thjeshtë, ofendimet tuaja nuk po pushojnë… Ju jeni armiqtë e vetes suaj. E keni merituar këtë”, theksohet në mesazh.

Në fund hakerët shqiptarë kanë vënë mbishkrimin Kosova Republikë. /(Koha.Net)

Linku: http://2012.izbori.org.rs/

SHPËRNDAJE