Kryesuesi i delegacionit nga Lugina e Preshvës z. Rami Zulfiu, kryetar i UDSH-së nga takimi me njeriun numër dy të qeverisë së Republikës së Kosovës dr.Hajredin Kucin ka shprehur shqetësimet lidhur me problemin e polisave që po ballafaqohen qytetarët e Lujginës.  Z. Kuqi  në këtë drejtim ka siguruar delegacionin e Lujginës e Preshevës  se qeveria e Kosovës për këtë qështje është duke punuar intensivisht të cilat tarifat së shperjti do të zvogëlohet, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

 

Prishtinë, 2 prill

Sot zv.kryeministri dhe ministri i drejtësisë së Republikës së Kosovës z.Hajredin Kuci në kabinetin e tij në Prishtinë sot ka pritur një delegacion nga Lugina e Preshevës, rrespektivisht nga Unioni Demokratik Shqiptarëve të prirë nga z.Rahmi Zulfiu, kyretar, Mejdi Zeqiri kryetarë i degës në Bujanoc si dhe Rexhep Abazi kryetar i degës së këtij subjekti në Medvegjës.

 

Kryetari i UDSH-së z.Rami Zulfiu nga takimi me z.Kuci fillimisht foli për situatën aktuale të rënduar politike në Luginë të Preshevës si rezultat i politikave diskriminuese të Beogradit zyrëtarë si në punësim,shkollim, dygjuhësi e së fundmi edhe në qarkullim të lire dhe arrestimet.  Zulfiu i shpjegoi ministrit Kuci po ashtu situatën tepër të rënduar për qytetart e Luginës të cilët cdo ditë e më tepër po ndihen të pasigurtë si pasojë e presionit serb i cili po bëhet si rrjedhojë e kërrcënimeve të Beogradit me procerse të montuara gjyqësore me motive politike apo arrestime që po rezulton me largim apo lëshim të trojeve të tyre.

 

Zv.kryeministri imKosovës z. Kuci duke ju dëshiruar të pranishmëve mirëseardhje dhe pas dëgjimit të shqetësimeve të përfaqësuesve të këtij subjekti nga Lugina u shpreh se përkrahja e Kosovës do të jetë gjithëmonë në nivelin  më të lartë të mundshëm për popullatën e Luginës së Preshevës sepse, siq u shpreh ai “ne kosovarët e dimë shumë mirë se cfarë don të thotë të jesh nën Serbi”.

 

“Ne i dimë problemet e juaja me të cilat ju ballafaqoheni cdo ditë dhe ne nuk do ta kursejmë ndihmën tonë për ju, por duhet që të gjithë ta dimë se sa ka mundësi shteti i Kosovës të ndihmoj. Ne sot jemi shtet dhe duhet që të veprojmë dhe të sillemi si shtet e me përgjegjësi të një shteti,kemi marrë obligime ndërkombëtare të cilat duhet ti rrespektojmë e që shpesh herë bien ndesh me mundësinë tonë për të ju ndihmuar juve. E mira për ju është që të mbroni identitetin tuaj dhe tokat tuaja,kjo mund të jetë një sakrificë e kohës por që garanton një të ardhme të fuqishme për të ardhmen në aspektin kombëtarë” ka deklaruar z.Kuci mysafirëve nga Lugina e Preshevës, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

 

Sa i përket shqetësimeve të kryetarit të UDSH-së z.Zylfiu  lidhur me problemin e polisave që po ballafaqohen qytetarët e Lujginës  z.Kuci ka siguruar se qeveria e Kosovës për këtë qështje është duke punura intensivisht të cilat tarifat së shperjti do të zvogëlohet.

 

Ndërsa z.Abazi duke foli për situatën aktuale në Medvegjë për të cilën tha se është tepër e vështirë dhe alarmante, ka njoftuar ministrin kosovarë “Riatdhesimi i atyre që janë debuar nga shtëpite e tyre nga vitet 1999, jo se nuk po punohet asgjë, por përkundrazi ajo metoda e vjetër rerpesive ndaj qytetarëve të Medvegjës po zbatohet nga regjimi dhe po vazhdon edhe më tutje. Kërkojmë mbeshtetje per ruajtjen e qenjes shqiptare ne Medvegje…” ka theksuar profesor Abazi.

Ngjajshëm foli edhe z.Zeqiri kryetar i UDSH-ysë, dega në Bujanoc i cili u përqëndruar kryesisht mbi problemet në qytetone tij. ku për dallim nga Medvegja. “qytearët  e Bujanocit poa shtu vazhdon të jetë viktmë e politikave diskriminuese serbe, ku mungojnë mundësitë për të punuar dhe vepruar në favor të avancimit të, proceseve për një perspktivë më të mire të qytetarëve…”

SHPËRNDAJE