Pedro Pimentel Rios, ish-pjesëtar i forcave speciale të Guatemalës, u dënua me 6060 vjet burgim për pjesëmarrje në masakrën e vitit 1982, ku humbën jetën 201 persona. Masakra e njohur si ‘Dos Errers’ ndodhi në një fshat me emër të njëjtë gjatë luftës civile nga 1960-1996. Për vdekjen e secilit prej 201 personave Pimentel mori nga 30 vjet për krime kundër njerëzimit. Përndryshe, 54-vjeçari Pimentel është ish-instruktor i njësive speciale. Ai jetoi në Kaliforni dhe në vitin 2010 e arrestoi shërbimi i imigrimit. Lufta civile në Guatemalë mori më shumë se 200 mijë jetë dhe sipas rezultateve të një hetimi të pavarur, përgjegjësinë më të madhe për këtë e ka ushtria popullore që kishte përkrahjen e SHBA-së.

SHPËRNDAJE