Guardiola trainer i Bayernit !

Në përfundim të sezonit të kaluar, Pep Guardiola vendosi të tërhiqet nga drejtimi i Barcelonës duke deklaruar se ndjehej i lodhur dhe se kishte nevojë për pushim.

Kur u largua Pep deklaroi se do të ishte në kërkim të një skuadre dhe lige të re, jo në Spanjë dhe se këto do ta realizonte pas një viti pushim. E në fakt periudha e përfundimit të vitit të pushimit për Guardiolën përkon me përfundimin e kontratës së trajnerit të Bayern Munchen, Jupp Heynckes.

E si për të përforcuar mundësinë që Guardiola do të drejtojë skuadrën gjermane në sezonin e ardhshëm, “Szene Munchen” publikon në edicionin online të saj një artikull ku shkruan se Guardiola ka nisur një kurs intensiv të mësimit të gjuhës gjermane. Szene Munchen citon një të njohur të Guardiola-s të konfirmojë këtë fakt për të plotësuar një nga kriteret e rekordmenëve gjermanë: trajneri duhet të dijë gjermanisht.

Do të jetë apo jo trajner i Bayern Munchen? Për këtë duhen pritur, në rastin më të mirë Krishtlindjet, e në rastin më të keq, përfundimi i sezonit të saponisur…ndoshta dhe ecuria e Bayern në kampionat dhe Ligën e Kampioneve nën drejtimin e Heynckes.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni