largea_l1403892003Pep Guardiola ka paralajmëruar Argjentinën para sfidës ndaj Zvicrës, duke iu thënë të kenë kujdes nga Xherdan Shaqiri.
Trajneri spanjoll i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka lavdëruar futbollistin e tij, kosovarin, Xherdan Shaqiri.

Duke folur gjatë një organizimi në Brazil për nder të Botërorit, Guardiola theksoi se Shaqiri është rreziku kryesor i Zvicrës për sfidën ndaj Argjentinës.

“Argjentina duhet të ketë kujdes. Ai është i vogël, por ështën jë djalë i fuqishëm. Ai gjuan bukur shpejtë shpejtë. Skuadra ime ka fatin që e ka një zëvendësues të tillë, sepse ai gjithmonë ka bërë diҫka”, u shpreh Guardiola.

“Dhe tani në Kupën e Botës është i mrekullueshëm”, ka shtuar tutje trajneri spanjoll, i cili gjithashtu thuri lavde për ish-futbollistin e tij te Barcelona, Lionel Messi.

SHPËRNDAJE