Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka deklaruar se sfida e kthimit kundër Çelsit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve është ndeshja e këtij edicioni.
Barcelona para vetës ka një detyrë të vështirë, pasi duhet të kompensojë ngecjen e një goli nga sfida e zhvilluar në “Stamford Bridge” (1:0), në rast se dëshiron të kualifikohet në finale dhe ta shpëtojë këtë edicion. “Kjo është ndeshja më e rëndësishme e këtij edicioni. Kjo sfidë mund ta shënojë një faqe të re në historinë tonë”, ka thënë Guardiola, për të vijuar: “Aktualisht mendojmë vetëm për Çelsin. Po përgatitemi mirë dhe po pushojmë aq sa mundemi. I kam këshilluar futbollistët që sa më shumë kohë të kalojnë në qetësi dhe me familjen e tyre”.

SHPËRNDAJE