Këto janë fjalët e teknikut të Barcelonës Pep Guardiola në lidhje me 11-metërshin e dytë të akorduar për Barcelonën, 11-metërsh që ndezi protestat e lojtarëve të Milanit.

“Po dëgjoj të thuhet se fituam nga penalltia e dytë që na u akordua, por penalltia e Alexis në ndeshjen e parë është harruar. Ibrahimovic tha që e kupton Mourinho-n, por unë them që është e pesta herë radhazi që arrijmë gjysmëfinalet e Champions. Barcelona ime flet në fushë me rezultate”, shtoi Guardiola pas fitores së ekipit të tij ndaj Milanit me rezultatin 3-1 dhe kualifikimit për në gjysmëfinale.

Më pas, tekniku katalanas lavdëroi futbollistët e tij: “Iniesta është një futbollist i madh. Bën gjithçka mirë në fushën e lojës. Është një djalë që i respekton të gjithë, fantastik. Pique dhe Xavi janë shumë të lodhur, por dhanë gjithçka për ekipin.”

“Jam shumë i kënaqur sepse kemi pasur shumë raste ndaj një ekipi italian, por nuk mund të fitohet ndaj Milanit 6-0. Mendoj se e kemi merituar plotësisht kualifikimin”, përfundoi Guardiola.

SHPËRNDAJE