Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka nisur të humbë durimin për yllin e Arsenalit, Cesk Fabregas.

Trajneri ishte duke pritur ardhjen e ish-futbollistit të Barcelonës, mirëpo transferimi i Fabregasit në skuadrën katalonase vazhdon të hasë në vështirësi.

“Situata me nxënësin tonë është bërë shumë e komplikuar. Unë shpresoj se gjithçka do të zgjidhet së shpejti”, ka thënë Guardiola.

SHPËRNDAJE