Guardiola ka pranuar vazhdimin e kontratës?

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka vendosur të nënshkruajë kontratën e re, njëvjeçare, me klubin katalanas. Një gjë të tillë e bëjnë të ditur mediat spanjolle, sipas të cilave tash mungon vetëm vendosja e nënshkrimit të Guardiolës mbi kontratë. Kualifikimi në finalen e Kupës së Mbretit duket se e ka ndihmuar Guardiolën për të marrë vendimin për vazhdim të bashkëpunimit me klubin katalonas. “Askush në kampin tonë nuk dyshon që Guardiola do të ripërtërijë kontratën e re. Ai e donë Barcelonën më shumë se gjithçka tjetër”, ka theksuar Çavi Hernandez. Sipas mediave spanjolle pritet që Guardiola në ditët e ardhshme të nënshkruajë kontratën e re.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni