Guardiola: Gijoni na e bëri jetën të vështirë

Pep Guardiola, eksperti i Barcelonës, është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Sporting Gijonit.

Skuadra katalonase të dielën mbrëma në udhëtim mundi prej 1:0, Sporting Gijonin, në kuadër të La Ligës.

I pari i bankinës së Barçës, Guardiola, tha se pas çdo ndeshje që vijmë nga Liga e Kampionëve, po hasim në vështirësi.

“Sporting Gijon luajti shkëlqyeshëm. Ata kishin shumë njerëz në mbrojtje. Nuk na lejuan hapësira në mbrojtje, sepse ata mbyllen gjithçka. Ne luajtëm mirë në 30 minutat e parë të lojës. Ne pas çdo ndeshje që po vijmë nga Liga e Kampionëve po hasim në vështirësi”, ka thënë Guardiola.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni