Grupuan 30 metra,për ti marrë 7.000 euro !

Manchester, 15 janar  – Një tunel nëntokësor tridhjetë metrash është zbuluar të shtunën në Britaninë e Madhe, i cili ishte hapur nga një grup plaçkitësish për vjedhjen e parave të gatshme nga automatet e keshit. Por zbulimi tregon se plaçkitësit këmbëngulës janë munduar bukur shumë për vjedhjen, edhe pse mundi nuk është shpaguar shumë. Ata për gjashtë muaj resht kanë hapur tunel nën video-klubin “Blockbuster” në Fallowfield të Manchesterit që më në fund ta realizonin synimin e tyre dhe të fusnin në xhepat e tyre një shumë parash prej 7.000 eurosh.

Një tentim i mëhershëm i tyre ishte parandaluar në vitin 2007, kur ata kishin nisur të gërmihnin një kalim sekret nëntokësor 18 metrash, por plani i tyre sekret është zbuluar nga punëtorë të ndërtimtarisë, të cilin po vendosnin kabllo nëntokësore.

Plaçkitësit, megjithatë, nuk u frikësuan aspak. Vazhduan aty ku u ndalën derisa më në fund të mos arrinin deri te paratë. Ata nisën ta hapnin tunelin te nënkalimi hekurudhor prapa video-klubit, vazhduan nën një parking dhe nën themelet e një dyqani, deri te një automat keshi.

Tuneli që ata hapën kapë gjatësinë deri në 30 metra dhe ishte i lartë një metër.

Me ndihmën e mjeteve speciale, plaçkitësit prenë copat e betonit me trashësi deri 40 centimetra, kanë marrë paratë dhe ikën nëpërmjet po të njëjtës rrugë.

“Të gjithë mbajmë mend tentimin e tyre të parë për të plaçkitur automate të keshit”, thotë një i punësuar në video-klub. “Duket sikur thjesht nuk kanë dashur të hiqnin dorë. Për javë të tëra kanë hapur tunel dhe duhet të kenë dashur me çdo kusht të tentonin përsëri”.

Inspektori policor, Ian Shore, ka thënë se nuk ka parë diçka të tillë në gjithë karrierën. “Këta njerëz sigurisht e kanë planifikuar gjatë veprën e tyre penale dhe dyshoj se gjatë gjithë kësaj kohe kanë mundur ta mbanin planin në sekret. Duhet të kenë kaluar shumë kohë në rrethinën e bankomatit gjatë muajve të fundit, gjë kjo që sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re”, ka shtuar ai.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni