Gruevski të enjten takon Putinin

Kryeministri Nikolla Gruevski të enjten do të realizojë një takim me presidentit rus Vladimir Putin. Këtë informatë për mediat në vend e kanë konfirmuar edhe nga kabineti i kryeministrit Gruevski.

Delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Gruevski prej ditës së diel qëndron në Federatën Ruse, ku i promovon mundësitë investuese dhe mundësitë për hapje dhe realizimit të biznesit në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë ditës së sotme delegacioni qeveritar i Maqedonisë do të marrë pjesë dhe do të flasë në biznes-forumin në qytetin Vladimir, ku është parashikuar takim me guvernatorin e Rajonit të Vlladimirit, Nikollaj Vinogradov.

Mundësitë investuese të mërkurën do të prezantohen para afaristëve të qytetit rus Nizhnij Novogorod, ku delegacioni qeveritar do të realizojë takim edhe me guvernatorin e këtij rajoni Valerij Shancev.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni