Gruevski: ‘Nuk më habisin më grekët’

Kryeministri Nikolla Gruevski tha sot se grekët duket se po bëjnë çmos që të mos u shkojnë turistë nga Maqedonia. Reagimi i sotëm i kryeministrit vjen si përgjigje ndaj vendimin të Athinës zyrtare që me ngjitëse FYROM të mbulohen targat e regjistrimit. Gruevski tha se lidhur me këtë çështje kanë dërguar notë proteste deri tek pala greke, por tha se përgjigja e tyre ka qenë se ata respektojnë Marrëveshjen e vitit 1995, të firmosur në atëkohë nga LSDM. “Nuk më befasojnë grekët nëse qytetarëve tanë fillojnë t’iu ngjisin edhe në ballë nga një ngjitëse të tillë. Ata duket se po bëjnë çmos që është në mundësitë e tyre që të mos shkojnë turistë nga Maqedonia në Greqi. Tani mbetet që çdo qytetarë i Maqedonisë të vlerësojë si të sillet ndaj një sjellje të pamoralshme sikurse kjo e palës greke”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni