Gruevski: Nuk kanë sukses presionet greke për emrin

Kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se nuk do të kenë sukses presionet e Greqisë për të ndryshuar emrin e Maqedonisë.

“Nuk do të kenë sukses me presione dhe nënçmime për të ndryshuar emrin tonë, gjuhën dhe identitetin”, deklaroi kryeministri Gruevski në një tribunë me qytetarët në komunën urbane Petrovec në Shkup.

Sipas tij, Greqia duhet të kuptojë se në këtë shtet jetojnë maqedonas që flasin gjuhën maqedonase. “Këtë punë ata nuk mund të ndryshojmë me çfarëdo qoftë nënçmimi. Duhet të shlyejnë nga koka e tyre se përmes nënçmimeve dhe kushtëzimeve mund të ndryshojnë identitetin e popullit maqedonas”, ka theksuar lideri i VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se Shkupi është vetëm për një kompromis që do të ruaj identitetin dhe emrin shtetëror të Maqedonisë.

Kryeministri Gruevski ka shtuar se vendi po përballet me presione nga jashtë dhe përbrenda.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni