Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot në Ankara do të ketë takim me kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan.
Turqia është mike e madhe strategjike e Maqedonisë dhe mbështetëse e fuqishme në përpjekjet që të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së. Qëndrimi parimor i Turqisë për mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në NATO do të tregohet edhe në Samitin në Çikago, përkatësisht se Turqia në mënyrë të fuqishme do të qëndrojë pas interesave të Republikës së Maqedonisë.
Procesi i lobimit dhe mbështetja është në vijim dhe po zgjatë dhe nuk është diçka që do të ndodhë vetëm në Çikago. Ky po zhvillohet në mënyrë siç është dakorduar midis dy kryeministrave gjatë vizitës së fundit të Erdoganit në Maqedoni.
Kryeministri Gruevski dhe delegacioni qeveritar të cilët prej pardje në Turqi po i prezantojnë mundësitë investuese të Maqedonisë, në Ankara do të marrin pjesë edhe në biznes forumin me biznesmenët në këtë qytet.
Një pjesë e delegacionit të Maqedonisë, në të cilin është zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski sot do të ketë prezantim ekonomik në Gazientel.
Ekipi qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Gruevski, pas biznes forumit të mbrëmshëm në Konja e vazhdoi turnenë ekonomike në mënyrë të drejtpërdrejtë në Ankara për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Turqi. Prezantimi ekonomik i Maqedonisë vazhdon nesër në Izmir dhe pasnesër në Bursë.

SHPËRNDAJE