Kryeministri Nikolla Gruevski është duke shqyrtuar mundësinë që partia e tij të tërheqë propozim ligjin për ‘branitellat’ që kishte dorëzuar në parlament, me qëllim që të shpëtojë koalicionin qeveritar. Siç mëson ALSAT M, partia e kryeministrit Gruevski është duke shqyrtuar formulën se si ta arsyetojë këtë vendim para elektoratit. Jo zyrtarisht mësojmë se kryeministri Gruevski i frikësohet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Edhe pse zyrtarisht askush në VMRO DPMNE nuk flet për këtë temë, në linjë të kësaj që publikon ALSAT M, ishte edhe përgjigja e zëdhënësit të Qeverisë Aleksandër Gjeorgjiev, i cili tha se Qeveria është duke funksionuar me përbërje dhe kapacitet të plotë. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë funksionon me përbërje të plotë dhe kapacitet të plotë në një formë të mirë dhe funksionet e sistemit, pa marrë parasysh nëse janë ekonomike, politike apo shoqërore i kryen rregullisht dhe qytetarët duhet të jenë të qetë”, tha Aleksandër Gjorgjiev, zëdhënës i Qeverisë. Në takimin e së premtes mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti u biseduan temat të cilat çuan deri tek ftohjet e raporteve të partnerëve të koalicionit.

Ndër to ishte nderimi i dëshmorëve të UÇK-së nga ana e ministrave dhe oficerëve të ARM-së dhe propozim ligji i branitellave nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Qëndrimi i liderit të BDI-së Ahmeti në këtë takim ishte i prerë, se nëse ligji për branitellat nuk tërhiqet, atëherë koalicioni merr fund.

SHPËRNDAJE