“Vitin e ardhshëm na presin zgjedhjet lokale. Më lejoni që në këtë rast t’iu them diçka që për shumë prej nesh nuk do të jetë risi ose befasi: Do të fitojmë!Edhe atë me dallim serioz. Jam i bindur në këtë”, ka thënë sonte kryeministri i Maqedonisë në fitoren e 22 të VMRO-DPMNE në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi.

“Jam i bindur se qytetarët e vlerësojnë atë që ne e bëjmë, shohin se me zemër po mundohemi diçka të përmirësojmë, dhe e vlerësojnë atë, bëjnë dallim ndërmjet të gjithë neve në skenën politike, shohin se kush po mbahet për standarde dhe për fjalimë në të cilat nuk thuhet asgjë, dhe kush punon dhe mundohet, kush nervozohet dhe jeton me fatin e të ardhmes tonë dhe qytetarëve të saj”, tha mes tjerash Gruevski.

SHPËRNDAJE