Trupi i pajetë i masakruar i një femre shqiptare është gjetur përgjatë rrugës Cese di Avezzano në L’Aquila, Itali.
Mësohet se kufoma është identifikuar si Mariana Marku 30 vjeçe, nënë e një fëmije 11-vjeçar. Ka qenë vëllai i Marianës që kishte denoncuar zhdukjen e motrës së tij tek karabinierët e zonës dhe po ai që identifikoi trupin e pajetë. Nga ekspertiza u vu re se një këmbë dhe një dorë e Marianës ishin të copëtuara ndërsa shenja dhune kishte në mbarë trupin e saj.
Mësohet se 30-vjeçarja punonte në një klub privat në Civitela Roveto. Policia italiane ka marrë në pyetje vëllain, pronarin e klubit si dhe disa kolege të 30-vjeçares. Por, hetimet janë përqendruar kryesisht tek meshkujt që frekuentonin klubin e natës. Policia dyshon më tepër për një krim pasionant, por nuk përjashtohet të ketë lidhje dhe me punën e saj në klub.
Mariana Marku me djalin e saj të vogël jetonte me vëllain e saj dhe gruan e këtij të fundit. Vëllai denoncoi zhdukjen e motrës pasi prej 2 ditësh 30-vjeçarja nuk po kthehej

SHPËRNDAJE