“Gruaja e hekurt”, 12 vjet në grevë urie

Irom Sharmila, aktivistja e të drejtave të njeriut, e quajtur ndryshe si “gruaja e hekurt”, hyri në vitin e 12 të grevës së urisë, formë proteste e saj kundër ligjit të emergjencës, të hyrë në fuqi vite me parë në shtetin veri-lindor të Manipurit në Indi.

http://www.botasot.info/img/irom.jpgLigji në fjalë është vendosur për të luftuar guerrilët maoistë, që veprojnë në zonë prej vitesh të tëra, duke ndërmarrë sulme të shpeshta kundër zyrtarëve qeverisës. Ai kufizon lirinë e lëvizjes dhe atë të shprehjes në publik.

“Gruaja e hekurt”, i është nënshtruar disa herë trajtimeve mjekësore në spitalet vendase. Mjekët pohojnë se disa herë janë detyruar të ushqejnë me forcë, për të shmangur fundin tragjik të saj.

Por vullneti i hekurt i Irom Sharmila, e ka shndërruar atë në një ikonë të lëvizjeve paqësore për të drejtat e njeriut, jo vetëm në Indi, por në mbarë botën.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni