Prishtine, 25 dhjetor (AIK-Presheva Jone / TCH)

Brenda radhëve të PDK-së mund të krijohen përcarje të thella për shkak të manipulimit të votave që është bërë nga vetë kjo parti në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja kosovare “Zëri”, e cila iu referohet burimeve pranë PDK-së, të cilat kanë preferuar të mbeten anonim.

Sipas burimeve, në partinë e kryeministrit Thaci ka shumë persona të irrituar nga minpulimet e bëra nga vetë komisionerët e PDK-së, gjë që mund të shkaktojë probleme të mëdha në një të ardhme të afërt.

“Nëse procesi i rinumërimit nuk i korrigjon gabimet dhe nëse më 9 janar do ketë sërish manipulime, atëherë partia do të zhytet në një krizë të thellë të brendshme”, kanë deklaruar burimet.

Shqetësim për situatën dhe parregullësitë ka shprehur edhe sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi, i cili ka aluduar për një “organizim konspirativ” të zgjedhjeve në shumë qendra votimi.

SHPËRNDAJE