Greqia “frikëson” sërish me problemet e saj financiare

Çështja e Greqisë është sërish në plan të parë duke ngritur pikëpyetje të reja për sa I përket mundësive që vendi të dalë nga kriza e rëndë që e ka goditur. Por shkëndija kësaj here është ndezur nga një raport të publikuar nga e përjavshmja gjermane “Der Shpigel”. Sipas kësaj së fundit borxhi grek është dyfishuar duke arritur shifrën e 20 miliard eurove. Sipas të përjavshmes gjermane shifrat vijnë nga nëj analizë e bërë nga ekspertët e Bankës qendrore europiane, Fondit Monetar ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian. Trojka ka qëndruar në Athinë në përpjekje për të gjetur një recetë të qëndrueshme për rimëkëmbjen helene. Në një nga paragrafët e artikullit zbulohet se kryeministri Antonis Samaras, ka kërkuar ndër të tjera që kreditorët publikë të vendit ët tij të heqin dorë nga një pjesë e pretendimeve të tyre duke prerë kështu një pjesë të kredisë. Kryeministri grek gjithashtu ka kërkuar dhe njëherë një periudhë shtesë prej dy vjetësh për të rimëkëmbur llogaritë publike. Kjo do të nënkuptonte ndihma të reja nga ana e zonës euro që vlerësohet se arrijnë shifrën e 20 miliard eurove.


1 Komente

  1. fidani, November 21, 2012:

    qija nanen geqis bre

Komentoni