Forumi I Gruas I Partisë për Veprim Demokratik dega në Preshevë arritit që të depërtojë në këtë fshat për t’i dal në ndihmë shumë, fëmijëve,motrave, nënave rrepsektivisht familjeve me gjendje të vështirë shëndetësore, ekonimike pikërisht në këto kushte të rënda atmosferike, nofton RTP

 

Preshevë, 12 shkurt/AIK-presheva Jonë

Edhe pse tash e sa ditë u bënë pas shpalljes së situatës së jashtëzakonshme nga institucionet përkatëse në komunën tonë, dhe deri më tani nuk kishte arritur asnjë lloj ndihme të depërtojë tek banorët e fshatit Bukoc në Malësi të Preshevës, sot për herë të parë pas shumë përpjekjeve në orët e pasditës Forumi I Gruas I Partisë për Veprim Demokratik dega në Preshevë arritit që të depërtojë në këtë fshat për t’i dal në ndihmë shumë, fëmijëve,motrave, nënave rrepsektivisht familjeve me gjendje të vështirë shëndetësore, ekonimike pikërisht në këto kushte të rënda atmosferike.

 

Këtë aksion human të organizuar dhe të inicuar nga vetë kontributi i grave të këtij subjekti e filluan në mëngjezin e sotëm në fshatin Shoshajë e Epërme të Malësisë së Preshevës ku më pas vazhduan për në fshatin Bukoc me çrast në kuadër të këtij ekipi kishin të mobilizuar një mjeke dhe motër ndihmëse. Ato i vizituan të gjitha familjet që jetojnë në këtë dy fshatra pa ndarë asnjë sepse kushtet klimatike kanë bërë qarkullim e rëndë të automjeteve për të vizituar mjekun në qendër që është në radhë të parë kur e dim se stacionari shëndetësor nuk funksionin Malësi të Preshevës. Familjet të cilat po jetojnë në këto dy fshatra dhe që tani po paraqitet vështirësi kalimi në rrugë nga reshjet e borës me intensitet të shtuar,nuk mund ti kryejnë obligimet e tyre si në ushqime e ato mjkesore për ti blerë në qytetin e Preshevës apo diku tjetër andaj gratë e këtij subjekti kanë parë të udhës që këto familje ti ndohmojnë me kontrollime mjeksore, barëra, veshmbathje si dhe me nga një pako me gjëra ushqimore, pikërisht në këto ditë dimri me acar. Përkitazi me këtë banorët e këtij fshati shprehen mjaft të emocionuar dhe të lumtur për përkujdesjen e tyre.
Begzad Halimi banor i Shoshajës së Epërme vuan nga sëmundjet kronike madje me kushte mjaft të vështira ekonomike, falëmderon shumë Forumin e Gruas së PVDs- që i dolën në ndihmë sa do që të jetë e mundur.Ndërkaq, kryetarja e Forumit të Gruas së PVD-së Edita Kamberi thekson se ky aksion human është ndërmarrë pikërisht në këto ditë dimri për ti dalë në ndihmë me medikamente, veshmbathje si dhe gjëra ushqimore personave nojtare të familjeve që jetojnë në këto fshatra..

 

Në anën tjetër Kadrie Ahmeti, mjeke njëherit edhe këshilltare Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal potencon se nevojat ishin nga më të ndryshmet e veçanërisht ato mjeksore siç është hipretension, gripnat e të tjera…Ky aksion i ndrëmarrë nga Forumi i Gruas PVD-së dega në Preshevë është shumë domethënës dhe premtues për vazhdimin e aksionit humanitar edhe ditëve në vazhdim.

SHPËRNDAJE