Grafite të shkruara “Vdekje për shqiptarët” janë parë në disa pjesë të Shkupit.
Sipas dëshmitarëve, grafitet “Vdekje për shqiptarët”, “Maqedonia është vetëm e maqedonasve” etj., janë shkruar nëpër disa dyqane dhe mure në lagjen Hasanbeg të Shkupit, në afërsi të Bankës Komerciale në pjesën qendrore të Shkupit, ish-shtëpinë e kulturës në Shkup.

Rasti është lajmëruar edhe pranë Ministrisë së Brendshme, e cila ka ndërmarrë masa për shlyerjen e tyre dhe ndërmarrjen e hetimeve. Këto janë grafitet e radhës që disa ditë më parë me të njëjtën porosi janë evidentuar në xhaminë e qytetit të Manastirit. (ina)

SHPËRNDAJE