Grabitësit tërheqin bankomatin me traktor

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në një degë të bankës “NatWest”, në Bingham, pranë Notinghemit, në Britani.

Pavarësisht se grabitësit përdorën një mjet të rëndë për të shembur murin dhe për të marrë të gjithë pajisjen, duket se ata u treguan të kujdesshëm për të mos lënë gjurmë dhe për momentin, policia nuk e ka ende të qartë se cilët janë autorët e kësaj ngjarje.

Ndonëse më parë manipulimet e bankomatëve janë njohur si mënyra për të vjedhur paratë nga bankat, është e rrallë që hajdutët të ngrenë në kuptimin e vërtetë të fjalës bankomatin dhe ta marrin me vete.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni