KOMENT REDAKSIONAL:

« Qeveria serbe do të tentojë të ndryshojë vendimin e shqiptarëve nga jugu i Serbisë… » paska deklaruar për gazetëmn serbe « Blic » Milan Markoviq, ministër për të drejtat e njeriut dhe vetqeverisjes lokale si dhe shefi i trupit koordinues. Sidoqoftë, sot serbia është nënshkruese konventave ndërkobëatre dhe OKB-së për shprehje të lirë dhe ai ka të drejtë të shprehet  lirë dhe ka të drejtë edhe qeveria e tij  të provoj, të tentoj, siq është shprehur ai. 

« Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë në Serbi që pritet të mbahet në tetor të këtij viti… » është ky vendimi i  dalur nga deklarata dhe konkluzionet e seancës së fundit të Këshilltarve Shqiptarë të tri Kuvendeve i cili lajm bëri jehonë të madhe sikur në mediat lokale ashtu edhe në ato të huajat dhe ndërkombëtare. Pra, Kuvendi i deputetëve shqiptar, që është organi i vetëm që bashkon shumë parti në këtë zonë shqiptare në Serbi, ka marrë një vendim të tillë për shkak të pamundësisë për të pasur një pasqyrë reale për Luginën.

Por, para se të tentoj një gjë të tillë ministri Markovic dhe stafi i tij a kanë studiuar pse ka ardhur deri tek ky vendim i liderëve, strkturave politike dhe popullata shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.. ?! A thua  cili popull apo liderë nuk paska dëshirë të regjistrohet dhe të dijë saktësisht për numri  e popullsisë në mjedisin ku jeton ?  Edhe liderët e Luginës së Preshevës padyshim  kishim pasur dëshirë të zhvillohet një proces i tillë, por sikur në terren të ishin plotësuar kushtetet, standardet sipas normave ndërkombëtare për një regjistrim të mirfilltë. Dhe vetë injorimi i autoriteteve serbe për regjistrimine kësaj popullsie në Jug të Serbisë (Kosovë Lindore) ka bërë që shqiptarët të mos kne besim në një rpoces të tillë dhe sot ata janë të vendosur për bojkot.

“Bojkotimi i  regjistrimit të popllsisë në Luginën e Preshevës nga shqiptarët etnik dhe përfaqësuesit e saj sigurisht ka arësyet e veta. Beogradi, për t’mos arritur deri ketu është dashur të përagitet mirë dhe t’i plotësoj kushtet regjistrimit sipas normave dhe standardeve ndërkombëtare…Nuk mund të justifikohet asesi nga autoritet serbe kjo sepse BE në Bruksell  dhe OSBE në Wienë për këto procese vazhdimisht ka ndarë vazhdimisht mjete të duahura për Serbinë” dekalroi para ca ditësh për agjencinë “Presheva Jonë”  diplomati austraik Petritsch.    Madje sipas ambasadorit Petritsch “presioni mbi liderët e Luginës së Preshevës nuk është formë demokratike, meqë kjo metodë ka kaluar me largimin e sistemita totalirtar dhe dictatorial nga vendet e Evropës Juglindore..”

Nëse vërtetë  Beogradi i paska ofruar, plotësuar giitha kushtet, standardet për regjistrim si me formularë në gjuihën shqipe (e jo në cirilik siq janë ofruar), sikur të kthente rreth 20 mijë shqiptare nga keto vise të dëbuar viteve të fundit, sikur  t’u mundësonte dhe diasporës shqiptare regjistrim (siq veprojnë vendet e tjera botërore), apo sikur në këto ekipe të kishte ekspertë dhe regjistrues shqiptarë (për t’iu shmangur manipulimeve) shqiparët e kanë gabim nëse bojkotojnë ketë regjistrim  dhe atëherë as ministri serbë spaska nevojë me « tentu » për t’i bindur shqiptarët për t’u bashkangjitur kkëtij procesi të numërimit të popullsisë. Dhe nëse Beogradi  i posedon gjitha kushtet e lartëpërmendura për një regjistrim  me  nivel dhe sandarde ndërkombëtare,  pirolla i qoftë asaj dhe Serbia duhet t’i jepet një notë e madhe duke përshpejtuar procesin e saj  anëtarësim në BE dhe integrime tjera evropiane…

z.Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës  së fundi për agjencinë serbe « Beta » ishte shprehur i qartë  se “vendimin e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë i cili është legjitim dhe i plotfuqishëmi nuk ka drejtë të ndërroj asnjë kryetar i komunës as partive politike individualisht. Mustafa, i cili është lider i Partisë demokratike të shqiptarëve..”

Ndërsa, z.Riza Halimi, deputet në Kuvendin e Serbisë, që sipas tij “Serbia nuk ka ofruar kurrëfarë kushtesh për regjistrim të popullsisë. Në arsyetimin për bojkot thuhet ndër të tjera se ka shumë probleme si mosekzistimi i formularëve në gjuhën shqipe, vetem në cirilke, cka cenon të drejtën e respektimit të gjuhës amtare,-moskrijimi i kushteve për kthimin e popullatës së dëbuar më 1999,- largimi në masë i popullatës që nga viti 1999 për shkaqe sigurie- pengesat në pajisjen e qytetarëve me dokumentacion personal, veçanërisht problemet në rregullimin e vendbanimeve dhe se rrezikohet ndryshimi artificial i strukturës demografike të këtyre komunavePërmes ketij procesi nuk do të mund të shihet situate reale e shqiptarëve pasi shumë prej tyre janë shpërngulur nga këto zona…”

Ngjajshëm kanë pohuar  për mediat lokale dhe serbe edhe z.Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit dhe z.Galip Beqiri, Kryetar  Këshillit Nacional Shqiptarë. Ministri Markovic bashkë me autoritetet në Beograd së fundi ftojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës që të mos e bojkotojnë regjistrimin e popullsisë, të paraparë prej 1 deri më 15 tetor, ngase, sipas tyre, bojkoti i paralajmëruar është një katastrofë për shqiptarët e këtij rajoni. Në anën tjetër liderët e Luginës së Preshvës ftojnë popuillin shqiptartë të bojkotojnë sepse pjesëmarrja në regjistrim do të ishte katastrofë për shkak manipulimeve dhe kushteve e standardeve të pa plotësuar nga Beogradi dhe një regjistrim i tillë do të jetë i brishtë dhe një shaka me shqiptarët.

SHPËRNDAJE