Drejtori i Google Eric Schmidt u shfaq në konferencën Le Web për të folur rreth Android’it, zgjerimit të gjigantit kërkues dhe disa gjërave tjera.
Kur ai u pyet se pse kompania nuk ka blerë ndonjë kompani franceze, Schmidt me shaka komentoi në skenë duke thenë se Google tani është duke blerë rreth një kompani në ditë.

Kjo praktikisht nënkupton një numër të madh të kompanive të blera edhe për një kompani me xhepa të thellë si Google. Alexia Tsotsis nga TechCrunch arriti që të tentoj të konfirmojë këtë informaicon, dhe aty mori përgjigje nga Schmidt se në fakt Google është duke blerë një kompani në javë. “Por pse nuk i paralajmëroni këto gjëra” e pyeti ajo. “Ne nuk kemi nevojë ta bëjmë këtë” tha ai.

Siç është thenë në tetor, këtë vit Google ka shpenzuar 1.4 miliard dollarë në 57 blerje gjatë këtij viti. Pra me 52 javë që i ka një vit, kjo vetëmse konfirmon informatën. Natyrisht, Google në veçanti ka qenë agresive me blerjet e saja këtë vit, në veçanti në sektorin mobil, kërkues dhe social. Por me 43 miliard dollarë në kesh, kompania vërtetë ka kapacitet për të blerë një kompani në ditë. /pcworldalbanian

SHPËRNDAJE