Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi ka shënuar golin e pestë për Zvicrën, ndërkaq titullar ishte edhe mesfushori Granit Xhaka.

Formacioni i përfaqësueses së Zvicrës në futboll u tregua i fuqishëm përballë Gjermanisë në miqësoren e zhvilluar në tokën helvetike, e cila vlerësohet ndër përfaqësueset favorite për të triumfuar në kampionatin evropian që do të mbahet në Poloni e Urkainë. Zvicra e përmbylli takimin me rezultat 5:3 në një lojë që u përshkua me shumë gola e aksione. Përzgjedhësi Low kishte ftuar futbollistët të cilëve pritet ti besoi edhe në Euro 2012, ndërkaq zviceranët në kërkim të përvojës së re. Për helvetikët nga minuta e parë u paraqitën dy futbollistët shqiptar, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi derisa Xhredan Shaqiri u konfirmua se mungoi për shkak të lëndimit.


Mehmedi ia doli edhe të shënohet në listën e realizatorëve, kur në minutën e 77-të, shënoi golin e pestë për të përzgjedhurit e Hitzfeld, duke e rikthyer epërsinë prej dy golave, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i këtij ballafaqimi. Eren Derdiyok ishte i pakontestueshëm për zviceranët, ai realizoi tri gola (21, 23’ dhe 50’), ndërkaq golin e katërt e kishte shënuar Stephan Lichtsteiner në minutën e 67-të. Derisa për gjermanët realizuan Mats Hummels (45’), Andre Schürrle (64’) dhe Marco Reus (72’), ky i fundit iksihte dhënë shpresë pancerave për një barazim të mundshëm, por të gjitha shpresat për t’iu shmangur humbjes në këtë përballje atyre ia shuajti sulmuesi i Dinamo Kievit, Mehmedi.(B.S)

SHPËRNDAJE